Prokuroria speciale kërkon arrestim të Jankullovskës, Janakievskit dhe 6 persona tjerë

Prokuroria speciale në konferencë për shtyp sot ka shpallur se ka filluar akcionin e parë të emëruar “Titanik”. Rasti i parë ka të bëj...


Prokuroria speciale në konferencë për shtyp sot ka shpallur se ka filluar akcionin e parë të emëruar “Titanik”. Rasti i parë ka të bëjë me kriminalizimin e procesit zgjedhor me qëllim të qëndrimit në pushtet, shkruan Fakte.
Sipas prokurores Fatime Fetai hetim është hapur për:
  • organizim kriminal
  • lëndim të të drejtës zgjedhore
  • lëndim të lirisë së zgjedhësve
  • korrupcion gjatë zgjedhjeve dhe votimit
  • shkatërrim të materialit zgjedhor dhe
  • keqpërdorim të mjeteve nga kampanja zgjedhore.
Sipas elaborimit të detajizuar të prokurores speciale Fatime Fetai, në vitin 2012 të dyshuarit në cilësitnë e Ministrit për punë të brendshme, për trensport dhe lidhje, sekretar në Qeveri dhe persona tjerë deri tani  të panjohur për të qëndruar në pushtet partia në nivel lokal dhe qëndror kanë kryer vepra penale për të cilat parashihet dënim me burg nga tre vjet e më tepër, raporton Fakte.
Prokuroria speciale bëri të ditur edhe se janë ngritur aktpadi ndaj pesë gjykatësve nga Gjykata administrative si dhe ndaj katër anëtarëve të KSHZ-së nga viti 2013. Me këtë veprim të mashtrimit zgjedhor janë të përfshirë anëtarë të komisionit zgjedhor të Çairit./FAKTE.Net











Related

Video 7124234373416644237

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item