PROFIL/ Ted Cruz, njeriu që gjunjëzoi miliarderin Donald Trump dhe nuk “duhet” të ishte kandidat

Ted Cruz festoi fitoren në primaret e Iowas duke lënë çuditërisht pas miliarderin Donald Trump i cili ka qenë favoriti në sondazhet para...

Ted Cruz festoi fitoren në primaret e Iowas duke lënë çuditërisht pas miliarderin Donald Trump i cili ka qenë favoriti në sondazhet paraprale.
Trump e pranoi rezultatin duke thënë se do të luftojë më shumë për të fituar në New Hampshire.
“Iowa dërgoi një mesazh të qartë. Kandidati republikan dhe presidenti i ardhshëm i SHBA nuk do të zgjidhjet nga media apo establishmenti në Uashington, por nga populli”, tha Cruz.
Senatori i  Teksasit ka qenë i dyti me një diferencë të dukshme në sondazhe, por vota popullore rrëoi komplet sondazhet, madje Trump rrezikoi të dilte i treti për fare pak.
Por kush është Ted Cruz?
Ai është kanadezo-amerikan i lindur në 22 dhjetor 1970 në Calgara, Alberta, në Kanada.
45-vjeçari prej janarit 2013 është senatori i Teksasit.
Është i martuar me Heidi Nelson dhe ka dy fëmijë.
Ka studiuar në Universitetin e Prinston, dhe më pas në Harvard, për drejtësi.
Më herët ai ka punuar në Komisionin Federal të Tregtisë dhe ka qenë zëvendësprokuror i përgjithshëm.
Cruz ka këshilluar George Ë. Bush gjatë fushatës presidenciale të vitit 2000.
Është i krishterë dhe ndjeks shumë shpesh meshat, në Hjuston.
Ai është kundër aborteve, mbështet dënimin me vdekje dhe është kundër pages minimale, ndërsa mbështet një taksë të sheshtë.
Sipas BBC, nëse do të zgjidhej, ai do jetë Presidenti më konservator i erës moderne.
Cruz është kundër marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe do të kthejë mbrapsht reformën shëndetësore të Presidentit Obama.
Cruz ka bërë armiq të panumërt brenda Republikanëve, ndërsa ndryshe nga zoti Trump, nuk ka qarkulluar shumë emra zyrtarësh të mundshëm për administratën e tij.
Cruz ka qenë ndër kandidatët që është sulmuar më shumë nga Trump.
Sipas Trump ai nuk duhet të ishte si kandidat pasi nuk ka lindur në Amerikë.
Por duket se populli nuk mendon njësoj si Trump./A.L
TemA

Related

Botë 8379195416208039079

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item