Pritja e refugjatëve në BE, BEI miraton fondin 8.2 miliardë euro

Në përfundim të takimit të bordit drejtues, Banka Europiane e Investimeve njoftoi miratimin e huadhënieve të reja prej 8.2 miliardë euro...


Në përfundim të takimit të bordit drejtues, Banka Europiane e Investimeve njoftoi miratimin e huadhënieve të reja prej 8.2 miliardë eurosh, ndër të cilat 3 miliardë euro janë ndarë për projekte që synojnë “përmirësim të qasjes për financimin e biznesit të vogël nëpër Europë, Ballkan, Turqi, Azi Qëndrore dhe Afrikë”.

Institucioni, që përfaqëson interesat e vendeve anëtare të BE-së, bën të ditur se parashikon të mbështesë 37 projekte të reja në tërësi.

Pas takimit, presidenti Ëerner Hoyer deklaroi se, “Banka Europiane e Investimeve do të mbështesë investime afatgjata për forcimin e mbështetjes ndaj strehimit social” dhe “mbrojtjes më të mirë të komuniteteve vulnerabël”.

Në reflektim të nevojës kyçe për zgjerimin e strehimit social, bordi “u pajtua për të mbështetur ndërtimin e 13 mijë banesave të reja në Francë, 3.600 në Britaninë e Madhe dhe 5.000 të tilla në Gjermani”. Projektet e mbështetura të strehimit përfshijnë edhe “50 milionë euro për pritjen e azilkërkuesve në Francë dhe për skemat e akomodimit të 46 mijë refugjatëve në Gjermani”.

Përgatiti: Arta TOZAJ

Related

Top Lajm 8844313842475677626

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item