Priten “bomba” të reja për aferat e VMRO-së dhe BDI-së (Video)

Inçizimi nga biseda e përgjuar mes gazetarit të Televizionit Sitel, Dragan Pavlloviç Llatas dhe pronarit të këtij mediumi Goran Ivano...


Inçizimi nga biseda e përgjuar mes gazetarit të Televizionit Sitel, Dragan Pavlloviç Llatas dhe pronarit të këtij mediumi Goran Ivanov, rrjedh nga inçizimet e 70 mijë bisedave që u gjetën te të arrestuarit e aferës “Letërnjoftime të falsifikuara”, mëson gazeta Dnevnik nga burime në hetuesi.
Ky me siguri se është vetëm një nga inçizimet të cilat nga kjo qendër ishin shitur apo u ishin dhënë personave tjerë që të shfrytëzohen dhe lëshohen në etër në moment adekuat.
Biseda private të Pavlloviçit dhe Ivanovit në të cilat përmenden raportet e tyre me personat tjerë dhe me çka është kryer ndërhyrje e ashpër dhe e kundërligjëshme në privatësinë e qytetarëve së pari janë lëshuar përmes rrjetit Youtube nga kryes i panjohur dhe më pas është zgjëruar përmes rrejtit social Facebook dhe internet portaleve të caktuara.
Njëkohësisht tanimë tri ditë institucionet kompetente nuk informojnë e as nuk ndërmarrin masa për pengimin e publikimit të bisedave të përgjuara joligjore, private të qytetarëve si dhe të zbulojnë aktivitetet të kundërligjëshme. Nga prokuroria speciale publike dhe MPB-ja edhe mbrëm nuk u përgjigjen në pyetjet që ju janë dërguar në lidhje me këtë rast, ndërsa i përkasin asaj se athua nga ana e tyre planifikohen që të ndërmarrin diçka në raport me këtë publikim të kundërligjëshëm dhe të bisedave private. Deri në paraqitjen e “bombave” të reja, më poshtë ju sjellim “bombën” 38, e cila ishte “bomba” më interesante që publikoi LSDM-ja për aferat e BDI-së.

Related

Maqedoni 5065795606971545234

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item