PPD: Nuk duhet të falen kriminelët dhe mashtruesit

Pa asnjë tendencë të ndërhyjë në punët e gjykatave, Partia për Prosperitet Demokratik nismën e Gjykatës Kushtetuese për hapje të proce...


Pa asnjë tendencë të ndërhyjë në punët e gjykatave, Partia për Prosperitet Demokratik nismën e Gjykatës Kushtetuese për hapje të procedurës për anulim të Ligjit për falje të dënimeve nga ana e presidentit të shtetit për personat që kanë bërë keqpërdorime të procesit zgjedhor dhe që kanë  manipuluar me rezultatet e zgjedhjeve e cilëson si një  hapje të dyerve për manipulime zgjedhore gjatë zgjedhjeve të parakohëshme që duhet të organizohen më 5 qershor 2016.
Kjo nismë është në kundërshtim me Raportin Pribe në pjesën e domosdoshmërisë së ndarjes së shtetit nga partia dhe në pjesën e aplikimit të drejtësisë selektive për qytetarët e vendit.
Në lidhje me të sipërshënuarën PPD konstaton se në rast të fshirjes së asaj pjese të ligjit për falje të burgimit , atëherë Gjykata Kushtetuese i mban dyertë krahëhapur për lirimin nga vuajtja e burgimit të mëtejshëm për personat e dyshuar për bashkim kriminel për falsifikimin e zgjedhjeve lokale dhe presidenciale të vitit 2013.
Ky veprim i Gjykatës Kushtetuese sëbashku me shtypjet që vijnë nga institucionet tjera gjyqësore ndaj Prokurores speciale Katica Janeva qartë e reflektojnë se në çfarë mase është partizuar sistemi gjyqësor në Maqedoni dhe se a është i gatshëm ky pushet me të vërtet të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike. 

Related

Maqedoni 1756005720059984931

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item