Përdhunon shoqen në makinë dhe i vjedh celularin

Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar pasi akuzohet se ka përdhunuar shoqen e tij. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës në Tir...


Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar pasi akuzohet se ka përdhunuar shoqen e tij. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës në Tiranë ditën e djeshme. Grestjan Subashi, 22 vjeç, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shoqen e tij, K. Z. 33-vjeçare në automjetin e tij.
Pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale, ai madje i ka vjedhur edhe celularin 33-vjeçares, një iPhone 6.
Menjëherë pas kallëzimit, ai është arrestuar nga Policia dhe akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur.
“Më datë 24.02.2016, u arrestua shtetasi Grestjan Subashi, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në zonën e Shkozës, në mjetin e tij tip “Mercedes Benz”, dyshohet se ka kryer mardhënie seksuale me dhunë, me shoqen e tij pa dëshirën e saj, shtetasen K. Z., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe pas kryerjes së marrdhënnjes seksuale i ka marrë edhe aparatin telefonik “iPhone 6″, parashikuar nga Nenet 102 dhe 134 të Kodit Penal”, shkruan njoftimi i Policisë së Tiranës.

Related

Kronika 4534708667252708318

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item