Opozita thërret protestë për të premten kundër Thaçit, 27 shkurti në hije (Video)

Liderët e opozitës së bashkuar, pranë tendave në sheshet e kryeqytetit, edhe njëherë kanë shprehur kundërshtimin e tyre për Qeverinë e...


Liderët e opozitës së bashkuar, pranë tendave në sheshet e kryeqytetit, edhe njëherë kanë shprehur kundërshtimin e tyre për Qeverinë e vendit dhe zgjedhjen e Hashim Thaçit president. Ndonëse një protestë gjithëpopullore ishte paralajmëruar për 27 shkurt nga opozita, fokusi për mobilizimin e qytetarëve kaloi te një datë e re proteste - më 26 shkurt, të premten. Kjo pasi Kryesia e Kuvendit njoftoi sot se në këtë datë Kuvendi do të votojë për presidentin e ri të vendit.
Liderët e opozitës, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj nga NISMA për Kosovën, bënë thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës të së premtes në orën 10:00, pasi sipas tyre, duhet të jenë aty në ora 11:00, kur është paraparë që të mbahet një seancë e Kuvendit të Kosovës për ta zgjedhur presidentin e ri të Kosovës.
I pari i VV-së, Visar Ymeri deklaroi se sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës e ka marrë një vendim skandaloz përmes të cilit po dëshiron t’ia mundësojë Hashim Thaçit që ta bëj puqin institucional, në mënyrë që kapjen e shtetit ta zgjerojë dhe ta thellojë deri në presidencë, si institucioni më i lartë shtetëror.
Në lidhje me zgjedhjen e Thaçit president, Ymeri tha se kjo zgjedhje mundësohet nga votat e deputetëve të Listës Serbe. Sipas tij, me Thaçin në krye tà « vendit do ta kemi një njeri që do të jetë i kushtëzuar nga vullneti politik nga kryeministri i Serbisë.
Ymeri: Zgjedhja e Thaçit garantohet nga votat e Listës Serbe
“Është edhe një element jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i rrezikshëm dhe i dëmshëm i rrëshqitjes së shtetit të Kosovës nga republika demokratike parlamentare në një diktaturë pushtetare, të cilën e kanë kapur koalicioni aktual qeverisës i përbërë nga PDK dhe LDK. Po ashtu, duhet ta kemi parasysh që zgjedhja e Thaçit president garantohet nga votat e Listës Serbe, që nënkupton - që nëse deri sot në Qeverinë e Republikës së Kosovës kemi pasur përfaqësues së Qeverisë në Beograd, që prej nesër nëse zgjedhet Thaçi, president do ta kemi një njeri në majat e shtetit , i cili do të jetë vazhdimisht i kushtëzuar nga vullneti politik i Aleksandër Vuçiqit në Beograd. Kjo natyrisht që nu k duhet të lejohet që të ndodhë. Prandaj, iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të na bashkohen nesër këtu në shesh”, tha Ymeri.
Ai tha se deputetë që dje i blinin votat e qytetarëve të varfër për t’u bërë deputetë, sot e kanë shitur votën e tyre për t’ia mundësuar Hashim Thaçit që të bëhet president.
Në anën tjetër, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj konsideroi se jetojmë në shtet të kapur duke shtuar se ka politizim të skajshëm të institucioneve, korrupsion të lartë, gjendje të rëndë ekonomike, vështirësi në rend dhe ligj, gjendje jo e mirë në politikë të jashtme.
Po ashtu, Haradinaj tha se ka ngecje në njohje, dështim në UNESCO dhe ka agresion në Kosovë me dy marrëveshje, në territor dhe në Kushtetutë.
Për zgjedhjen e krizës politike në vend, Hardinaj tha se Qeverisë u janë dhënë mundësitë, por sipas tij, po vërtetohet se Kosova mund të ndihmohet vetëm nga qytetarët, derisa bëri thirrje për protestë.
Haradinaj: Ia kemi dhënë të gjitha mundësitë regjimit Mustafa – Thaçi për dalje nga kjo gjendje
“I kemi dhënë të gjitha mundësitë regjimit Mustafa – Thaçi për dalje nga kjo gjendje, pra dalje ku të gjithë do ta ndihmonim Republikën. Mirëpo, këtu po vërtetohet se Republika mund të ndihmohet vetëm nga qytetarët dhe i vetmi kuorum legjitim që ka Kosova sot janë qytetarët - është sovrani. Ne, me të drejtë i ftojmë të premten pikërisht në të njëjtën orë të lajmëruar për seancë, në ora 11:00 - të premten që të bashkohen këtu të gjithë, në mënyrë që sovrani që është më legjitim i vendit, populli ta thotë fjalën, jo për një kontrabandim të një presidenti që fare nuk mundet me qenë legjitim nga një parlament i cili me të vërtetë e ka humbur kredibilitetin e vet”, deklaroi Haradinaj.
Ai bëri thirrje që të gjithë ata që e kuptojnë sa thellë ka arritur kriza politike në Kosovë, të ndërhyjnë dhe të shpallen zgjedhjet dhe të shpërbëhet Kuvendi.
Thirrjen për protestë e bëri edhe lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili konsideroi se opozita nuk po e kupton se në çfarë situate është vendi, duke shtuar se ata janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për t’i realizuar objektivat e tyre.
Limaj: Ata nuk e kuptojnë se në çfarë situate është vendi
“I dëgjuam deklaratat pas mbledhjes së Kryesisë , të kryetarit të kuvendit, deklarata të cilat më së paku i takojnë një drejtuesi të një institucioni të rëndësishëm të vendit. Ata definitivisht nuk kuptojnë se në çfarë situate është vendi. Ata janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të realizuar objektivat e tyre. I vetmi shqetësim dhe kalkulim i tyre ësh të akomodimi i tyre individual dhe jo fati i vendit. Në vend që sot të bisedohej se si të dilet nga kriza politike në këtë vend, ata shkojnë dhe në mënyrë të paskrupullt përgatitin skenar të përzgjedhjes së kandidatit për presidentit”, shtoi Limaj.
Ndërsa, pak para kësaj konference protestuesve që po qëndrojnë në tendat e ngritura në sheshet e kryeqyteti, iu drejtuan deputetët e opozitës, Albin Kurti, Time Kadriaj dhe Zafir Berisha.
Kurti, nga këtu bëri thirrje që qytetarët të bashkohen sa më shumë dhe të flenë në këto tenda, në mënyrë që të kundërshtohet më shumë zgjedhja e Thaçit president. Derisa bëri thirrje për bashkëngjitje në protestë, Kurti me ironi përmendi disa elemente që sipas tij janë pjesë përbërëse të biografisë së Hashim Thaçit. Ai gjithashtu, shtoi se kryeministri të vendit Isa Mustafës nuk i ka mbetur gjë tjetër përveç anëtarësimit në PDK.
Kurti: Në biografinë e Thaçit thuhej se ky e ka shpallur pavarësinë
“Pavarësinë e kanë shpallur të zgjedhurit e popullit. Aty në deklaratën e pavarësisë thuhet: ne të zgjedhurit e popullit. Mirëpo, në biografinë tij, ky kandidati që është zëvendësi i Mustafës, për president, tash thoshte se ky e ka shpallur pavarësinë. Unë kam pritur që te gjuhët e huaja aty, ai nuk do ta përmendte anglishten sepse e kemi parë sa e dinë dhe qysh e dinë. Mirëpo, kam pritur që do ta përmend italishten sepse prej “Pronto- aferës” e keni dëgjuar si flasin me Grabovcin duke i thënë njëri-tjetrit “Pronto kome es tai”, tama, si mafiozët në filmat e Copola-s...Mustafa dikur iu tha deputetëve të LDK-së ‘votojeni Kadri Veselin për kryeparlamentar që të bëhem kryeministër’, e tash po iu thotë ‘votojeni Hashim Thaçin president në mënyrë që të mbetem kryeministër.’ Isa Mustafës i ka mbetur veç edhe me marrë librezën e PDK-së”, tha Kurti.
Deputetja, Time Kadriaj tha se, nëse në fillim është kërkuar që Qeveria t’i anulojë marrëveshjet, tani kërkohet që Qeveria të shkojë në shtëpi sepse ka shkelur Kushtetutën. Sipas saj, Qeveria po përdor Policinë që është e popullit, derisa tha se do të jemi bashkë deri në largimin e kësaj Qeverie.
Ndërkaq, deputeti Zafir Berisha u shpreh i bindur se vendosmëria qytetare përfundimisht finalen e ka ditën e premten në ora 11:00, ku sipas tij nuk do lejohet të realizohet projekti fatkeq që Thaçi të zgjedhet president i vendit.

Related

Top Lajm 1882942695596915147

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item