Opozita në të ftohtë zbardh mëngjesin e dytë në shesh

Me kafe e çaj dhe disa zjarre të ndezura në sheshin “Skënderbeu” dhe atë “Ibrahim Rugova”, aktivistët e partive opozitare e kanë zbard...

Me kafe e çaj dhe disa zjarre të ndezura në sheshin “Skënderbeu” dhe atë “Ibrahim Rugova”, aktivistët e partive opozitare e kanë zbardhur mëngjesin e dytë në qiell të hapur në shenj pakënaqësie me qeverisjen aktuale në vend.

Aktivistët të cilët sapo ishin zgjuar nga gjumi në tenda, thanë se kushtet e jetesës në shesh nuk ishin shumë të zakonshme dhe bënte shumtë ftohtë, por qëllimi i protestës sipas tyre i bënë t’i përballojnë të gjitha.
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, tha se edhe përkundër kushteve të vështira, kauza kishte mbështetjen e qytetarëve.
“Një natë e zakonshme, pak më vështirë për shkak të kushteve atmosferike por megjithatë njerëzit qëndruan këtu dhe faleminderit shumë për mbështetjen që po i japin kësaj kauze. Natyrisht se na tash e kemi pas ndërrimin si degë e Deçanit, e përfundojmë sot në ora 9:00. Ndërsa, do ta vazhdoj Peja me komunat tjera, do me thënë një organizim i mirë mundem me thënë edhe një miqësi e mirë e njerëzve pavarësisht rrethanave atmosferike ka pas njerëz edhe shumë mirë”, tha Haradinaj.
“Ishte ftoftë por tash njerëzit për një qëllim të caktuar nuk i ndijmë shumë temperaturat e ulëta”, u shpreh ai.
Ndërsa, i pyetur nëse do të vazhdojnë edhe nesër ta kundërshtojnë zgjedhjen e presidentit të Kosovës, Haradinaj tha se zgjidhja e krizës nuk qëndron tek zgjedhja e presidentit.
“Shpresoj që nuk është ka i mundon ky timi këtu po me siguri njëjtë, te shohim nesër megjithatë kjo çka po vazhdojnë këta me bë veç po e thellon krizën, nuk po e zgjidh problemin, sido qoftë neve si opozitë na intereson me pas mobilizimin e masës, me i dhënë kundërshtim që këta me kuptu që nuk është zgjidhja te zgjedhja e presidentit, zgjidhja është te zgjidhja, ose zgjedhjet e jashtëzakonshme. Qe a po e sheh timin , shumë afër e ki”, tha ai.
Protestuesi Gëzim Llapashtica, tha se gjatë natës nuk po qëndron në shesh për shkak të gjendjes shëndetësore por shtoi se gjatë ditës do ta përkrah protestën në vazhdimësi.
“Unë në mbrëmje nuk mundem të rri këtu sepse ashtu e kam gjendjen shëndetësore por prej mëngjesit, e shihni sot 8 është ora unë jam këtu në protestë. Është ftoftë por gjatë periudhës ditore ma merr mendja që mundemi me qëndru normal si duhet. I kisha ftuar sa ma shumë qytetarë të vijnë në protestë se dihet për çka po bëhet protesta se gjithë ato të meta që i ka bërë qeveria aktuale e sidomos Hashim Thaçi që ka qenë prej në Rambuje kur është ftu e tutje ai e ka marrë e ka fut në krahun e vet krejt shtetin e Kosovës”, deklaroi ai.
Në mëngjesin e së enjtes në shesh nuk u panë deputetë të tjerë të cilët kishin qëndruar në tenda, megjithëse një pjesë e protestuesve ende ishin në gjumë. /KP/

Related

Lajme 6069679162649810238

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item