Ofendon Erdoganin, Hakan Sukur rrezikon 4 vite burg

Hakan Sukur, ish-sulmuesi i Torinos-s, Inter-it dhe Parma-s, rrezikon të dënohet me katër vite burg për shkak se ka ofenduar në Twitte...


Hakan Sukur, ish-sulmuesi i Torinos-s, Inter-it dhe Parma-s, rrezikon të dënohet me katër vite burg për shkak se ka ofenduar në Twitter presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Sukur ka shpjeguar se postimi i bërë në rrjetin social nuk i është drejtuar presidentit, por ky shpjegim i tij nuk është pranuar dhe ai kla përfunduar nën akuzë. Seanca e parë dëgjimore pritet të zhvillohet në javët e ardhshme. Pasi ka mbyllur karrierën e tij si futbollist te Galatasaray në 2008-ën, Sukur është futur në politikë dhe në 2011-ën është zgjedhur në Parlament me partinë Akp të Erdogan, para se të jepte dorëheqjen në 2013-ën pasi presidenti turk dhe bashkëpunëtorët e tij janë hetuar për korrupsion.
Ish-lojtari, pas këtij momenti, ka mbështetur Fethullah Gulen, predikues që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është një armik i betuar i Erdogan. “Demi i Bosforit”, i cili në 2002-in realizoi golin më të shpejtë në historinë e Kupës së Botës (11 sekonda), është transferuar në Kaliforni prej dhjetorit të kaluar për të punuar për hapjen e një akademie sportive./ Telesport

Related

Bota 1562584664397411794

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item