Një nga viktimat e Elbasanit, bos droge në Itali

Një nga viktimat e Elbasanit rezulton të jetë kreu i trafikut të drogës në Itali. Bëhet fjalë për Eno Bedallin, 38 vjeç. Në ngjarjen...


Një nga viktimat e Elbasanit rezulton të jetë kreu i trafikut të drogës në Itali.
Bëhet fjalë për Eno Bedallin, 38 vjeç. Në ngjarjen e Elbasanit humbën jetën edhe Agron Çapja dhe Ardit Sanikolli.
Po kush është Eno Bedalli? Miku e Agron Çapjes rezulton që të jetë arrestuar në Itali, në qershor të vitit 2013 (në atë kohë 35 vjeç siç thotë fotografia) për trafik droge, në një vlerë prej 10 miliona eurosh.
Në operacionin e kapjes së anëtarëve të bandës u përfshinë 300 policë të komandës të ASTI­t dhe Val D’Aosta­s.
Trafiku i kokainës kryhej në veri të Italisë, në Asti dhe rezultonte se në tërësi Eno Bedalli së bashku me disa shqiptarë të tjerë trafikuan 31 kilogramë kokainë, në vlerë 10 milionë euro. Sipas policisë italiane, droga vinte nga Holanda dhe hynte në Itali nëpërmjet kufirit të veriut. Më pas lënda narkotike, e llojit kokainë, tregtohej në Asti, Udine, Brescia, Savona, Xhenova, Piza, Parma dhe Milano.

Related

Kronika 6590753109044213534

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item