Një Luftë e Ftohtë “alla-turka”

Liderët politikë turq kanë bërë tashmë hyrjen zyrtare në “Luftën e Ftohtë” me Rusinë pasi prishën marrëdhëniet në nëntorin e shkuar dh...


Liderët politikë turq kanë bërë tashmë hyrjen zyrtare në “Luftën e Ftohtë” me Rusinë pasi prishën marrëdhëniet në nëntorin e shkuar dhe tashmë janë duke bërë të njëjtën gjë edhe me Amerikën.
Asnjë nuk e di dhe nuk mund ta parashikojë se ku do ta çojë kjo rrugë Turqinë, por ndërkohë Ankaraka është shumë e zemëruar për shkak se Uashningtoni zyrtar po mbështet kurdët sirianë, që Turqia i konsideron terroristë.
Frika më e madhe e Turqisë është se Rusia dhe SHBA mund të mbështesin krijimin e një shteti autonom kurd, ose më keq akoma, një shteti kurd të pavarur.
Pikërisht për këtë arsye Turqia ka nisur bombardimet në kufirin me Sirinë, në qytetin e Azaz, aty ku jetojnë kurdo-sirianët.
Këto sulme kanë zemëruar si Rusinë ashtu edhe SHBA-në, që deri pak javë më parë i ka dhënë mbështetje të pakursyer Turqisë.
Turqia ndjehet e fuqizuar së fundmi sidomos pas mbështetjes së BE-së duke ditur rolin kyç në menaxhimin e krizës së refugjatëve.
Një as nën mëngë që Turqia mund ta përdorë në çdo moment.
Por përsa i përket çështjes siriane, Turqia është përballe një humbje në objektivin e vet strategjik pasi kurdo-sirianët, veç mbështetjes së Rusisë kanë së fundmi edhe mbështetjen amerikane.
Turqia po lufton kurdo-sirianët në Azaz pasi ajo ishte e vetmja rrugë kalimi për furnizimet drejt rebelëve të opozitës siriane.
Mungesa e furnizimeve ka bërë që shumë rebelë të largohen për të shpëtuar kokën, duke zhgënjyer Turqinë që i shihte si një grup që mund të frenonte qeverinë e Assad.
Turqia dhe Arabia Sauditë kërcënojnë se do të dërgojnë trupa tokësore në Siri për të lufuar IS, por realisht qëllimi i tyre është të hyjnë në zonën e Aleppos, enklavën e dy territoreve të kontrolluar nga kurdët e Sirisë.
Dhe pikërisht në kuadër të kësaj lëvizje Erdogan i bëri thirrje Amerikës “të mos bëhet baashkëpnëtor në një masakër të mundshme”.
Fondacioni Carnegie Europe, mendon se situata e re në Siri u ka shkaktuar dhembje koke aleatëve të Turqisë në NATO të cilët mendojnë se qëllim i Erdogan është të zëvendësojë Kalifatin në Siri.
Megjithatë ekziston shpresa se armëpushimi që pritet të nisë do të hapë një proces dialogu politik që mund të japë zgjidhje të krizës siriane, duke larguar fillimisht Assadin.
Por sipas Medvedev, kryeministrit rus, “nëse Turqia apo çdo shtet tjetër mendon të hyjë me trupa tokësore në Siri,, do të gjendet përballë katastrofës dhe do të goditet pa mëshirë nga aviacioni rus”./ Betanews/ Përgatiti Amarildo Lumani
TemA






Related

Shtypi i huaj 5902448712599800603

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item