Ngjarje horror në Indi: Vret 14 anëtarë të familjes teksa flinin (VIDEO) (FOTO)

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur një qytet të vogël pranë Mumbait në Indi, ku një 35-vjeçar ka vrarë 14 pjesëtarë të familje...


Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur një qytet të vogël pranë Mumbait në Indi, ku një 35-vjeçar ka vrarë 14 pjesëtarë të familjes së tij, përfshi këtu 7 fëmijë dhe prindërit, përpara se të vetëvritej.
Sipas raportimit të policisë, në shtëpinë e ndodhur në Thane, Hasnin Warekar u kishte hedhur familjarëve të tij qetësues në vaktin e ushqimit, përpara se t’u priste fytin të gjithëve. Policia mbërriti në vendngjarje e njoftuar nga fqinjët, të cilët ishin alarmuar nga ulërima e motrës së vrasësit, e cila i mbijetoi këtij sulmi të neveritshëm.


Ende nuk dihet me saktësi arsyeja përse Warekar e kreu këtë akt të shëmtuar. Autoritetet pritet të marrin në pyetje të motrën e mbijetuar, por pasi të marrë veten nga “trauma e thellë” e përjetuar, teksa tashmë gjendet e shtruar në një spital të qytetit, transmeton TCH.
Pamjet televizive tregojnë trupat e pajetë të familjarëve që nxirren nga banesa, të mbuluar me çarçafë të bardhë. Ata ishin mbledhur së bashku për një darkë familjare, në Thane, rreth 32 km larg Mumbait, mbrëmjen e së shtunës.


Komisioneri i policisë së këtij qyteti, Ashutosh Dumbre tha se, autori “kishte mbyllur të gjitha dyert e shtëpisë dhe i kishte vrarë familjarët e tij teksa flinin”, duke përdorur një thikë, që u gjet pranë trupit të tij të pajetë pas vetëvrasjes. Raportime të mediave lokale flasin për persona të droguar, sa u përket familjarëve, por asgjë e tillë nuk është konfirmuar.



Related

Kronika 6457764922089154958

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item