Ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës

Pas tri tentativave të Kryeparlamentarit të Kosoves. Kadri Veseli, që seanca e parë plenare për këtë vit të vijonte normalisht, pavarësi...


Pas tri tentativave të Kryeparlamentarit të Kosoves. Kadri Veseli, që seanca e parë plenare për këtë vit të vijonte normalisht, pavarësisht kushteve, gazi lotsjellës i opozitës, tri herë rresht, e detyroi Kuvendin, të merrte pushim deri në orën 15.00. Seanca nisi me një fjalim të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i cili dha arsyet sipas opozitës për rrëzimin e qeverisë Mustafa. Ymeri foli për mbështetjen që qytetarët e Kosovës po i japin opozitës. Pas tij fjalën e mori kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli. Teksa ai lexonte një deklaratë, opozitarët hodhën gaz lotsjellës, çka detyroi drejtuesin e seancës ta ndërpriste atë. Sipas mediave kosovare, ishte deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, e cila e hodhi një sasi të konsiderueshme të gazit lotsjellës nga poshtë tavolinave si dhe deputeti Enver Hoti. Rreth 20 minuta më vonë seanca rifilloi në masa të larta sigurie, por në sallë u përsërit i njëjti skenar nga deputetët opozitarë. E njëjta gjë ndodhi edhe pas rifillimit të tretë. Sërish punimet janë ndërprerë, ndërkohë që liderët e partive opozitare shprehen të vendosur për të mos lejuar mbajtjen e seancës deri në shfuqizimin e 2 marrëveshjeve të Zajednicës dhe demarkacionit. Bëhet e ditur se forcat e sigurisë kanë nxjerrë me forcë nga mjediset e parlamentit 18 deputetë të VV të pezulluar nga seanca për shkak të veprimeve ditën e sotme. Ndërkohë është shoqëruar nga forcat e sigurisë, deputetët e  AAK-së, Pal Lekaj, Besa Baftiu dhe  Donika Kadaj Bujupi. Kurse para parlamentit të Kosovës janë mbledhur mijëra qytetarë e aktivistë opozitarë. Situata është e tensionuar edhe jashtë sallës së Kuvendit, ku mësohet të jenë hedhur mjete pirroteniknike dhe qytetarët janë konfrontuar me forcat e sigurisë.Në një reagim të Lëvizjes Vetëvendosje, thuhet se forcat e sigurisë, po i provokojnë qytetarët e mbledhur në Shesh, duke stimuluar dhunë. Përgjegjësinë për gjithçka mund të ndodhë, e mbajnë kreu i policisë dhe shefat e tij politik-shkruan Vetëvendosje. Në kundërpërgjigje, policia e Kosovës, në një njoftim për mediat, sqaron se veprimet policore në Kuvend, janë kryer për shkak të sjelljeve të deputetëve opozitarë, në kundërshtim me Rregulloren.


























Related

Lajme 2475166479600258175

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item