Ndërpritet dy herë votimi për Presidentin e ri të Kosovës (VIDEO)

Opozita hedh gaz lotsjellës Teksa e mori fjalën deputeti i fundit i listuar për diskutim në seancën e Kuvendit të Kosovës, para se...

Opozita hedh gaz lotsjellës





Teksa e mori fjalën deputeti i fundit i listuar për diskutim në seancën e Kuvendit të Kosovës, para se të votohej për Presidentin e ri, nga opozita u hodh gaz lotsjellës duke e ndërprerë edhe këtë seancë.
Fillimisht u raportua nga Kuvendi i Kosovës se gazin e hodhën deputetja e AAK-së,Teuta Haxhiu dhe deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli. Por ata e mohuan aktin në një deklaratë për mediat.
Bali Muharremaj i partisë AAK, mori përsipër përgjegjësinë për hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit, i cili vetëm pak minuta pas kësaj deklarate u arrestua nga autoritetet.
Kryeparlamentari kërkoi 10 minuta pushim duke kërkuar shpërndarjen e  deputetëve. Ndërkohë u panë në gjendje të rënduar shëndetësore si pasojë e gazit të shpërndarë në sallë disa deputetë të opozitës.
Por edhe pas rikthimit të dyte, teksa kreu i Parlamentit , Kadri Veseli, po i prezentonte procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri, gazi lotsjellës e pengoi ecurinë normale të seancës.
Ishin kreu i VV, Visar Ymeri dhe deputeti Ismajl Kurteshi që u panë në afërsi të bombolës me gaz, që u shpërnda në pak sekonda brenda sallës.
Një pushim tjetër u thirr nga kryeparlamentari dhe kryesia e Kuvendit,  pezulloi  gjashtë deputetë të opozitës.
Turmat me protestues, vazhdojnë të rezistojnë pavarësisht motit të keq jashtë ndërtesës së Kuvendit.
Ata bëjnë thirrje për tërheqjen e Thaçit nga kandidatura për president si dhe doreheqjen e qeverisë Mustafa.
Gjate diskutimeve në seancën e Kuvendit të Kosoves, përfaqësues të grupeve opozitare, adresuan kritika e fyerje të ashpra në drejtim të kandidatit potencial për president.
Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, adresoi akuza të rënda në drejtim të kandidatit potencial për president të vendit.
Ajo i kërkoi Thaçit, të rrëfehet për premtimet që i ka dhënë Beogradit dhe përfaqësuesve të Listës Serbe në këmbim të votave që përmbushin kuorumin për përzgjedhjen e tij. Në të njëjtën frymë i komentoi lëvizjet e fundit të koalicionit qeverisës në Kosovë edhe kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri. Ai e cilësoi Thaçin, si president që mund të zgjidhet vetëm me ndihmën dhe bashkëpunimin e homologut të tij serb, Vuçiç.
Kurse deputeti tjetër opozitar, Daut Haradinaj i AAK-së, u shpreh se Thaçit nuk i duhet detyra e presidentit, ndërkohë që mijëra qytetarë, protestojnë në rrugë, kundër emërimit të tij. Sot, Serbia e Rusia kanë ndikim më të madh në Kosovë se në kohën e Millosheviçit, - tha Haradinaj.
Kurse ish-anëtari i partisë së Thaçit, sot në radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, përmendi se miq e bashkëluftëtarë të kreut të PDK-së, sot po protestojnë në rrugë, kundër përzgjedhjes së tij president.
Diskutimet në sallë po vazhdojnë, pasi përfaqësues të Partisë Demokratike, prezentuan, dy kandidatet e këtij subjekti, që garojnë për postin e presidentit, Hashim Thaçi dhe Rafet Rama. Ndërkohë turma para Kuvendit e qeverisë së Kosovës sa vjen e shtohet. Sheshet kryesore të Prishtinës, ai “Skënderbeu”, dhe “Adem Jashari”,  janë stërmbushur me protestues të opozitës dhe mazhorancës.
Në njërën anë, janë mbledhur aktivistë, anëtare të subjekteve opozitare e qytetarë, që sot kundërshtojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit si President, ndërkohë që kërkojnë dhe dorëheqjen e qeverisë së Isa Mustafës.
Por në anën tjetër të sheshit, një pjesë e konsiderueshme e turmës, janë edhe përkrahës të Hashim Thaçit dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Te gjendur ne kete situate per te shmangur perplasjet e mundshme fizike mes te dyja kampeve, policia e Kosoves, po qendron ne gadishmeri te plote, madje edhe me makina uji me presion si dhe me gaz lotsjelles.
Paralajmerimet per dhune dhe tensione gjate dites se sotme, kane detyruar forcat e sigurise te veprojne me nje plan operativ, qe parashikon pozicionimin e tyre ne cdo pike, ne afersi te nderteses se Kuvendit dhe Qeverise se Kosoves. Zgjedhja e Hashim Thaçit president u komplikua jo pak paraditen e sotme, kur  Lista Serbe kërkoi plotësimin e pese kërkesave te saj ose ne te kundert paralajmeroi se do të dale jashtë sallës se Kuvendit, gjë që do ta pamundësonte edhe votimin e Thaçit.
Nderkohe, deputetet i jane nenshtruar kontrolleve rigoroze para hyrjes ne ambientet e Kuvendit. Ne sallen e parlamentit gjenden dhe perfaqesues te disa ambasadave te rendesishme si ajo e SHBA dhe te disa vendeve europiane. 


Gaz lotsjellës në Kuvend, protesta jashtë KuvenditNën tensione politike e protesta, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Kushtetuta e Kosovës parasheh votim të fshehtë për zgjedhjen e presidentit në një afat jo më vonë se tridhjetë ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.
Posted by Tetova News on Friday, February 26, 2016


#Prishtinë
Posted by Tetova News on Friday, February 26, 2016

Related

Top Lajm 2278111148253483339

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item