Mundesi të arta për të studiuar në Angli

Intervistë me Z Jonathan Ulmer, përfaqësues i Cambridge Education Group  Pse studentët shqiptarë duhet të zgjedhin Cambridge Educatio...

Intervistë me Z Jonathan Ulmer, përfaqësues i Cambridge Education Group



 Pse studentët shqiptarë duhet të zgjedhin Cambridge Education Group?

Që në vitin 1952 Cambridge Education Group ndihmon studentët e Mbretërisë së Bashkuar dhe ata ndërkombëtarë për të arritur më të mirën e tyre nga ana akademike dhe kreative. Kolegjet  CATS në UK dhe SHBA ofrojnë programe rigoroze akademike duke bërë të mundur pranimin e studentëve   në universitetet më prestigjioze në   Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Studentët e CEG vijnë nga mbi 120 vende dhe vazhdojnë studimet e tyre jo vetëm në Universitetet më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar por edhe në Universitetet kryesore në mbarë botën. CEG ka krijuar një reputacion të lakmueshëm me Universitetet më të mira të Mbretërisë se Bashkuar. Ata janë specialistë në ofrimin e programeve akademike dhe të gjuhës angleze, duke pasur dhe shtrirje globale.

CEG punon ngushtë me Oxford dhe Cambrigde në përgatitjet e Oxbridge dhe programeve mjekësore, ofron kurse me qëndrim në kampuse për kolegjet e Universitetit të Londrës (Birkbeck, Goldsmith dhe Queen Mary); LSE dhe Imperial tashmë presin aplikime nga studentët e CEG; Universiteti i Arteve të Londrës dhe Kingston ofrojnë organizime të intervistave ekskluzive dhe akreditojnë programet e CEG.

Studentet shqiptarë kanë arritur rezulate shume te larta dhe kanë arritur të fitojnë studimet e larta në Universitetet më të mira ne Britani si Oxford, Cambridge, London School of Economics (LSE), Imperial College London, Queen Mary University of London, University College London etj.  Progresi i studentëve shqiptarë në CEG është mbresëlënës.

Cilat janë kriteret e pranimit në CATS College?

Studentët duhet të kenë një notë mesatare relativisht të lartë dhe një zotërim të mirë të gjuhës angleze. Më pas ata i nënshtrohen Entry Test (Testit të Pranimit) i cili përfshin testin e gjuhës Angleze dhe të Matematikës. Gjithashtu intervistat individuale me secilin student përbëjnë një kriter tepër të rëndësishëm të përzgjedhjes. Në bazë të rezultateve të testeve si dhe të intervistave, do të ofrohen dhe bursa studimi.

Çfarë mendon z. Jonathan Ullmer, MBE,  Principal  i njërit prej Kolegjeve që kanë arritur rezultate shumë të mira, lidhur me programin IB?

Në Mbretërinë e Bashkuar normalisht shkollat më cilësore ofrojnë edhe IB. Që të ofrosh IB duhet që shkolla të plotesojë kritere të larta cilësore. Kolegji që unë drejtoj  CATS College in Canterbury është një  IB World School dhe ofron këtë diplomë për student shqiptarë dhe e nga e gjithë bota. Jo të gjitha shkollat mund të ofrojnë këtë diplomë.

Pas marrjes me sukses të kësaj diplome mund të pranoheni në Universitet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar ose në të gjithë botën. Shumë universitete në Amerikë ju japin studentëve deri në një vit kredit nëse kanë studiuar IB, pra nëse Universiteti ka 4 vite studenti pranohet në vitin e dytë direkt, pra bën vetem 3 vite Universitet..

Ne gjithashtu ofrojmë edhe  ‘A’ levels por ky kurs është më i përshtashëm për ato studentë që duan të fokusohen vetëm në 3 ose 4 lëndë.

 Çfarë oforn kolegji CATS në Canterbury?

CATS Canterbury është unik. Ndërsa kolegjet tona në Londër iu ofrojnë pamjet dhe madhështinë e një qyteti shumë të madh dhe Cambridge ka akomodimin të shpërndarë si një Universitet,  CATS Canterbury është si një Boarding school.

Kolegji dhe konviktet janë shumë afër në New Dover Road, pranë qendrës së bukur të qytetit  Canterbury.

Për studentët me moshë nën 16 kemi një sistem më të stukturuar. Edhe detyrat e shtëpisë kontrollohen pas mësimit, shoqërohen nga kujdestarë për të ngrëne darkën dhe duhet që të kthehen në godinën e fjetjes në orën 19:30, ku kanë aktivitete të ndryshme në mbrëmje dhe në fundjavë. Shumë prindër e pëlqejnë këtë strukturë sepse për fëmijët e tyre është një transferim i këndshëm nga një shtëpi e vogël në një shtëpi më të madhe- CATS  College Canterbury.

 Si dhe kur do të ofrohen bursat e studimit?

Bursa e studimit do të ofrohen duke u bazuar tek rezultatet e testit të pranimit i cili përfshin testin e matematikës dhe të gjuhës Angleze dhe nga intervistat me Z Jonathan Ulmer  dhe Znj, Natalia Volchugova, përfaqësuese e Kolegjeve CATS UK  dhe USA në Hotel Rogner nesër datë 17 Shkurt nga ora 9.00 deri 18.00  dhe pasnesër datë 18 shkurt nga ora 9.00 deri në ora 13.00

Nëse jeni të interesuar mund të telefononi në numrin 0693729930 ose studyopw@gmail.com

Study Opportunities Worldwide në bashkëpunim me Cambridge Education Group në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Amsterdam dhe Suedi ofrojnë programet:

GCSE
A-level
University Foundation
International Baccauleraute (IB)
Studime Parauniversitare
Kurse te gjuhes Angleze






Related

Top Lajm 6834594355751647293

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item