“Mos e nënvlerësoni Rusinë. Mund t’ju pushtojë për 36 orë”

Rusia mund ta pushtojë Europën Lindore brenda vetëm tre ditëve. NATO dhe SHBA kanë nënvlerësuar gjatë këtyre viteve, fuqinë e vërtetë ...


Rusia mund ta pushtojë Europën Lindore brenda vetëm tre ditëve. NATO dhe SHBA kanë nënvlerësuar gjatë këtyre viteve, fuqinë e vërtetë të Rusisë. Ky është konkluzioni i një raporti të Rand Corporation, një think tank shumë autoritar amerikan, i themeluar në vitin 1946.
“Vendi i Putinit është konsideruar për shumë kohë si i paarmatosur, pothuaj i pambrojtur. Por sot, SHBA dhe NATO nuk kanë ushtarë dhe tanke të mjaftueshme, në gjendje që të ndalin një përparim të rusëve përmes Balltikut. Eshtë e drejtë të pohohet se NATO është zënë në befasi nga Rusia e Putinit”.
Në të gjithë skenarët e imagjinuar nga think tanku amerikan, forcat e armatosura ruse do të mund të pushtonin, brenda 36 prëve, Estoninë dhe Letoninë, përpara se të përparonin drejt pjesës tjetër të Europës. “Kundërofensiva e pashmangshme e aleatëve, nuk do të ishte në gjendje të frenonte përparimin e rusëve”. Konkluzionet e të gjithë “Lojërave” janë të paekuivok: aktualisht, NATO nuk është në gjendje që të mbrojë vendet aleate, në afërsi të kufijve me Rusinë.
“Forca e Moskës, pas kundërofensivës së NATO-s do të mbetej e madhe. Aleanca dhe SHBA, për të mos humbur Europën dhe ndalur përparimin në shtetet balltike, nuk do të kishin zgjedhje tjetër, përveçse të nisnin një sulm bërthamor, me pasoja fatale për një konflikt që do të bëhej global”. Në të gjithë simulimet e kryera, NATO do të kishte në dispozicion vetëm “pak opsione: të gjitha të këqia”.
Sipas analistëve të Rand Corporation, do të ishin të nevojshme shtatë brigada, tre prej të cilave të armatosura rëndë, në zonën e Balltikut për të parandaluar avantazhin e rusëve në rajon. “Kapacitete të tilla do të kishin një kosto shtesë prej 1.85 miliardë dollarësh në vit”.
Në buxhetin ëpr vitin fiskal 2017, Pentagoni ka ndryshuar kërkesat për fonde për dërgimin e trupave shtesë në Europë, si pjesë e një rritjeje të madhe të pozicioneve mbrojtëse në kontinentin e vjetër. Në instrumentin e ri financiar të paraqitur kongresit, Pentagoni ka kërkuar 3.4 miliardë dollarë për “European Reassurance Initiative” (ERI), një operacion i lançuar nga SHBA për të rritur kapacitetet ushtarake të aleatëve të vet në Europën lindore, në kuadrin e krizës ukrainase.
Në vitin fiskal 2016, për ERI janë akorduar 780 milionë dollarë. Pentagoni do të donte të transferonte në Europë atë që quhet Brigada e Luftimeve të rëndë, e mbështetur nga artileria dhe trupat speciale. Dërgimi i Brigadës, shpjegojnë në Pentagon, vjen si përgjigje e tensioneve me Rusinë, pas përplasjeve në Ukrainën lindore. “Rritja e shpenzimeve është një demonstrim force, me qëllimin për të nxjerrë në pah angazhimin amerikan kundrejt partnerëve në NATO”. Raporti u botua disa orë pas kërkesës përfundimtare të buxhetit që iu paraqit Kongresit.
Il Giornale– Bota.al

Related

Top Lajm 8200710510949948520

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item