Mjekët zviceranë ndajnë binjaket e bashkuara. Ishin 8 ditëshe

Mjekët zviceranë kanë arritur që të ndajnë me sukses dy motra binjake vetëm 8-ditëshe, të cilat kishin lindur të ngjitura së bashku në...


Mjekët zviceranë kanë arritur që të ndajnë me sukses dy motra binjake vetëm 8-ditëshe, të cilat kishin lindur të ngjitura së bashku në mëlçi dhe gjoks.
Pesë kirurgë, të ndihmuar nga dy infermiere dhe gjashtë anestezistë, kanë kryer me sukses operacionin 5-orësh muajin e kaluar, për të ndarë binjaket e bashkuara. Maya dhe Lydia kanë lindur në spitalin e Bernës dy muaj para kohe dhe ishin të bashkuara në mëlçi dhe gjoks.
Sipas BBC, vetëm 1 për qind ishte mundësia që operacioni të shkonte me sukses. “Binjaket ishin shumë të bashkuara në mëlçi, por për fat të mirë ato i kishin të gjitha organet vitale”, ka bërë të ditur stafi i spitalit.
Më tej ata kanë shtuar se raste të tilla kurrë nuk kanë nuk janë ndarë më sukses më parë. “Ne ishim përgatitur për vdekjen e bebeve binjake, ishte shumë e rrezikshme”, kanë thënë kirurgët.

Related

Shëndet & estetikë 8591304898890570420

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item