Ministrat dhe zv/ministrat e LSDM-së parashtruan dorëheqjet e tyre

Sot ministrat dhe zv/ ministrat nga radhët e LSDM-së parashtruan dorëheqjet e tyre nga funksioni në Qeverinë e Republikës së Maqedonis...


Sot ministrat dhe zv/ ministrat nga radhët e LSDM-së parashtruan dorëheqjet e tyre nga funksioni në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
“Në rast se mbetet në fuqi vendimi për shpërbërjen e Kuvendit, të miratuar më 18 janar 2016, kërkojmë që paraprakisht dorëheqjet të konstatohen. Në pajtim me marrëveshjen e Përzhinës, Qeveria në të cilën marrim pjesë u formua me qëllim organizmin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, derisa përmbushen të gjitha pikat e kësaj marrëveshje. Në Maqedoni nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike më 24 prill. Kjo në mënyrë direke është konstatuar edhe nga faktori ndërkombëtarë, nga BE-ja dhe SHBA-ja”, deklaroi Oliver Spasovski.
Sipas Spasovskit pa pastrim të listës zgjedhore dhe pa reforma për media të lira, nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“LSDDM-ja nuk do të marrë pjesë në zgjedhje jo të lira dhe jo demokratike të cilat i paralajmëron VMRO-DPMNE-ja”, deklaroi Spasovski.
 Alsat-M

Related

Top Lajm 6710452259509341545

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item