Microsoft lançon për të gjithë përdoruesit postën e re elektronike Outlook (VIDEO)

Microsoft zgjodhi ditën e sotme për të lançuar Outlook-un e ri i cili ka qenë në fazën beta që nga muaji Maj i 2015-tës. Falë integ...


Microsoft zgjodhi ditën e sotme për të lançuar Outlook-un e ri i cili ka qenë në fazën beta që nga muaji Maj i 2015-tës.
Falë integrimit të ngushtë me funksionalitetet e avancuara të disponueshme në Office 365, edhe përdoruesit e Outlook do të kenë mundësi të dërgojnë të dhënat nga OneDrive dhe shërbime të tjera online, të qasen në Skype dhe e-mail njëherazi dhe shumë të tjera.


Me këtë debutim Microsoft po shton edhe shërbime nga partnerë të tjerë si Giphy, Yelp, Wunderlist, Paypal, Uber dhe Boomerang në formën e shtojcave. Me Giphy përdoruesit do të mund të dërgojnë foto të animuara, me Uber mund të porosisin taksi ndërsa me Boomerang mund të planifikojnë dërgimin e e-mail-ve pa pagesë.
Megjithatë një pjesë e madhe e funksionaliteve të Office 365 debutuan që në versionin praprak të Outlook vitin e shkuar ku mund të përmendim sugjerimet inteligjente, lidhjet me pamje praprake, temat, shtojcat e lartpërmendura dhe shumë të tjera.



Fillimisht ndërfaqja e re e Outlook po dërgohet tek përdoruesit në SHBA dhe në ditët në vijim çdo javë do të ofrohet për miliona përdorues në të gjithë botën.
Gjithashtu Skype dhe Outlook janë të integruar më mirë me këtë version duke bërë të mundur startimin e thirrjeve me audio dhe video nga posta elektronike. Së shpejti mund të programoni telefonata po në Outlook. (PCWorld Albanian)




Related

Teknologji 5786523831410030231

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item