Mes tensionesh, LDK e Srpska bëjnë Thaçin e PDK-së president

Me votat e deputetëve të LDK-së dhe të Listës Srpska, Hashim Thaçi ka arritur të bëhet president i Kosovës. Kreu i PDK-së, Hashim Th...


Me votat e deputetëve të LDK-së dhe të Listës Srpska, Hashim Thaçi ka arritur të bëhet president i Kosovës.

Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi është ngjitur në krye të shtetit, në një proces votimi me tri runde. Me shumë tensione ka nisur seanca, në të cilën deputetët e opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës për çka janë përjashtuar. Jashtë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, protesta e opozitës së bashkuar ka eskaluar në dhunë, deri sa protestuesit kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të Policisë së Kosovës e ndërtesës së Kuvendit.
Në rundin e parë të votimit, në të cilin votuan 81 deputetë, Hashim Thaçi arriti të marrë vetëm 50 vota të deputetëve. Kundër kandidati i tij kishte 4 e të pavlefshme u shpallën 27 vota, raporton Koha.net.
Por në rundin e dytë, 14 deputetë ndërruan mendje për të votuar Thaçin, për ta çuar numrin e votave në 64, prapë të pa mjaftueshme për t’u shpallur president i vendit.
Në rundin e tretë në votim morën pjesë 81 deputetë. Thaçi mori 71 vota, që e bëjnë deri tash zëvendëskryeministrin e Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, president të vendit. Thaçi kishte drejtuar për dy mandate Qeverinë e Kosovës. Të pavlefshme ishin 10 vota.
Në zgjedhjet e fundit partia e tij, në koalicion të zgjeruar me disa parti të tjera doli më e votuara në vend, ndërsa pas gjashtë muajsh krizë politike në vend, ai arriti të bind LDK-në e Isa Mustafës për koalicion. Marrëveshja parashihte që Mustafa të bëhet kryeministër i vendit, e Thaçi të bëhet president kur t’i vjen koha. Bashkë me këto dy parti, koalicionit iu bashkua edhe Lista Srpska, që hapur tregon se është e kontrolluar nga Serbia zyrtare. Votat e deputetëve të PDK-së, ato të një pjese të madhe të deputetëve të LDK-së e ata të Listës Srpska votuan Thaçin për numrin një në vend.
Nga radhët e opozitës brenda Kuvendit ishte vetëm Ilir Deda, si përfaqësues i Vetëvendosjes në Komisionin e Votimit.

Related

Top Lajm 770894354839018943

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item