Merr kthesë lufta në Siri!

Ushtria siriane dhe aleatët e saj kanë thyer pas tre vitesh rebelim rrethimin e dy qyteteve shiite në veriperëndim të vendit. Kjo k...



Ushtria siriane dhe aleatët e saj kanë thyer pas tre vitesh rebelim rrethimin e dy qyteteve shiite në veriperëndim të vendit. Kjo ka shkaktuar edhe mbylljen e një rruge furnizimi që lidh rajonin me Turqinë. Zhbllokimi i madh ka ndodhur pas aksionit masiv në qytetin më të madh, Aleppo, aksion i mbështetur nga forcat ruse.
Dy qytetet, Nubul dhe Zahra me një populli prej 60 mijë banorë, tashmë kanë qasje në zonat që lidhen me rajonet kurde.
Fronti rebel tha se rezistenca ishte thyer pas tre ditësh përballje ushtarake dhe më shumë se 500 sulmeve nga avionët rusë, njofton agjencia e lajmeve Reuters.
Agjencia siriane shtetërore e lajmeve SANA, raportoi të enjten “festimet masive në rrugët e Nubulit dhe Zahraas-s ku njerëzit kanë mirëpritur trupat qeveritare pas thyerjes së rrethimit”.
Stacioni televiziv “Al-Manar” i milicisë libaneze Hezbollah transmetoi pamje të cilësuara si ekskluzive për suksesin e qeverisë siriane dhe aleatëve të saj duke hyrë në qytetet në fjalë.
Kanali tregoi turmat duke përqafuar ushtarët dhe milicët të cilët qëlluan në ajër pas mbërritjes.
Të dy qytetet ishin rrethuar nga rebelët që nga viti 2012, dhe ishin rrugët kryesore të furnizimit të qytetit të rebelëve Aleppo nëpërmjet Turqisë.
Pa dyshim, kjo do të sjellë mjaft ndryshime në konfliktin sirian dhe rebelët do ta kenë të vështirë furnizimin nga kufiri turk.
Nga ana tjetër, bisedimet në Gjenevë të Zvicrës u ndalën të mërkurën si pasojë e konfliktit. /Dita/

Related

Top Lajm 3600903063232049728

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item