Mediat e huaja raportojnë trazirat në Kuvendin e Kosovës

Mediat e huaja raportojnë për gazin në seancën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Mediat e huaja kanë raportuar sot seancën e j...

Mediat e huaja raportojnë për gazin në seancën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.




Mediat e huaja kanë raportuar sot seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kosovë. Mediat shkruajnë për hedhjen e gazit lotsjellës në seancë. 
 
Agjencia e lajmeve “Associated Press” raporton se debati parlamentar në Kuvend u ndërpre pasi u aktivizuan kanistrat e gazit lotsjellës nga deputetët e opozitës, të cilët detyruan deputetët e shumicës që ta lënë sallën e Kuvendit.
 
Raporti i AP-së për zhvillimet në Kuvend është shpërndara nëpër dhjetëra media ndërkombëtare.
“Kritikët thanë se Thaçi, i cili udhëhoqi luftën e suksesshme për ndarjen e Kosovës nga Serbia në vitet 1998-99, nuk është individ unifikues, që kërkohet në bazë të Kushtetutës. Disa liderë të opozitës janë partnerë të tij gjatë luftës së fundit”, shkruan AP.
ndërsa B92-shi serb raporton se deputetët e opozitës edhe njëherë aktivizuan gazin lotsjellës në Kuvend, pasi nuk pajtohen që Hashim Thaçi të jetë presidenti i ri i Kosovës.

Related

Top Lajm 6219558493453847139

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item