Me pas qenë Teuta motra e Ramushit, nuk kishit guxu me ja përmend emrin (+ 18)

Nga Kimete Berisha S’po du’ me mbrojt Teutën, veç po du’ me ua thënë edhe një tjetër të ‘vërtetë brutale’ për mashkulloren shqiptare...

Nga Kimete Berisha

S’po du’ me mbrojt Teutën, veç po du’ me ua thënë edhe një tjetër të ‘vërtetë brutale’ për mashkulloren shqiptare.
Lidhna me jetë, e betohem në Zot, e ju garantoj qysh doni se me pas qenë Teuta motra, gruaja apo vajza e Ramushit, e Rexhep Selimit, e Fatmir Limajt apo e ndonji hundleshi tjetër, nuk kish guxu njeri i gjallë me ja përmend emrin se lëre ma m’i shti lula n’prapanicë.
Me ua dhanë Zoti krahtë me fluturu vajzës apo gruas së Dautit nuk kishit guxu me i thanë ‘shtini lulat n’b*thë’ apo qysh i tha Enveri Teutës ‘përdridhesh me lule’ pa u përdridh ajo hiç.
Ju kishin çu n’hanë e prap ju kishin kthy nga hana e ua kishin tregu ‘shartnet e turqnisë’, se ‘turku vetëm zor don’ sipas shqitar’ve.
Teuta e ka pas babën e urtë, edhe vellezërit e saj nuk janë të belave e të stupcave, prandaj çohet mashkullorja e vrazhdtë dhe e ndjekin si të ‘bijën e Rajanit’.
Sepse, s’ka kush me mbrojt.
Me pa shqiptari butë, me gjet shqiptari naj jetime e me nxan në një qosh nuk lë gjë pa i ba.
Di raste që i dhunojnë edhe gratë në karroce.
Nekrofilia dhe mizogjinia e mashkullores shqipe ka shku aq larg sa një vajzë të re e kompleksojnë për varrin e babës së saj.
Atë vajzë e keni vra dhe, edhe pse nuk e njoh, e ndjej një keqardhje të madhe për të, kam frikë mos pikëllohet aq shumë e nuk çohet më në këmbë.
Se ajo është e re, ajo kujton që ju jeni dikushi.
Derisa ta kuptojë se këta mashkuj nuk qetësohen pa i shkel femrat si meçkat.
(termi i preferuar i tyre është ‘kudër’, këtë cilësor nuk e ndrrojnë me asgjë)
Mashkuj ma të këqij, njerëz ma kurrkushi se ju s’ka.
Si të idhnohen me një femër e quajnë ‘kurvë’, ‘lopë’, ‘budallicë’. Veç gratë e juaja kanë çka tregojnë për histerinë dhe kafshërinë tuaj.
A keni lënë gjë pa i thënë Teutës, kur e keni vra me fjalë plus keni marrë pëlqime nga femrat e frustruara, të cilat po ashtu sundohen e nënçmohen si robëresha nga naj tarak si ju.
Teuta nuk i dhuroi lule askujt, por i pranoi.
Çka ka pas me ba ajo, me ja gju lulet ftyrës a me pshty n’ftyrë. Pse s’po e pshtyni ju?
As me vo s’keni guxu me gju!
Derisa Teuta ta kuptojë se shumica e mashkujve shqiptarë kur idhnohen me gratë e me femrat e tyre i rrehin, me t’shkurtume ose me fjalë, shpresoj të bëhet e fortë dhe ta kuptojë se çdo mashkull që urren femrën dhe ndjen kënaqësi kur e shkel, është një mashkull i keq, që veç meshkujt i duken të mirë.
S’po leni gjë pa ju thënë femrave.
Njani dje, adhurues dhe aktivist i njohur i Albinit (me emër e mbiemër) shkoi aq larg sa më shkroi koment ‘ma hëngsh m*tin’
Oo njerëz ma barbarë, ma primitiv, ma t’pagdhendun, ma t’pa lexum e ma dhunues se ju nuk ka.
Mos u sjell butë me bishën.
Secila vajzë duhet ta marrë situatën në dorë, dhe me thonj ta mbrojë dinjitetin e saj.
Thash, ata meshkuj që janë të egër ndaj jush, nëndije protestojnë pse ju nuk jeni meshkuj, si ata.

Related

Opinione 1786061366016002479

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item