Më në fund armëpushim. Tërhiqen fraksionet siriane, por paralajmërojnë qeverinë

U desh ndërhyrja e Amerikës dhe Rusisë që më në fund të hynte në fuqi armëpushimi në Siri. Komiteti i Lartë i Negociatave tha se fraksi...


U desh ndërhyrja e Amerikës dhe Rusisë që më në fund të hynte në fuqi armëpushimi në Siri.

Komiteti i Lartë i Negociatave tha se fraksionet e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe opozita e armatosur janë pajtuar me qëllimin e përbashkët për të ndaluar luftimet që përditë po marrin jetë njerëzish.

Por, 100 fraksionet rebele kanë paralajmëruar qeverinë siriane dhe aleatët e saj se nuk duhet të nisin sulme me pretekstin e luftës kundër terrorizmit.

Pavarësisht faktit se ishte vetë Moska një nga nismëtarët e kësaj ujdie paqeje, ditën e fundit para se të hynte në fuqi plani i ri, Forcat Ajrore ruse i intensifikuan sulmet e tyre në Damask dhe në Homs, duke shkaktuar të paktën 8 viktima, ndër të cilët 4 ishin fëmijë.

Ndërkaq, marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar nga fuqitë botërore më 12 shkurt nuk përmend ndalimin e luftimeve ndaj grupeve terroriste në Siri. Muajt e fundit, forcat amerikane të mbështetura nga koalicioni kanë rënë pre e një sulmi të madh kurthesh.

Jabhat al-Nusra, dega siriane Al-Kaedës, është më e rrezikshme sesa vetë ISIS, por të dy grupet kanë qëllimin e përbashkët, atë të krijimit të një kalifati global, vetëm se po përdorin mjete të ndryshme për ta formuar atë.


Related

Bota 6266290403891855615

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item