Mbyllet votimi për Oscar, fituesi absolut është filmi kosovar “Shok”

Është mbyllur procesi i votimit në Akademinë Oscars, për të gjitha kategoritë e sivjetme. Fushata e cila ka nisur që në muajin shtator...


Është mbyllur procesi i votimit në Akademinë Oscars, për të gjitha kategoritë e sivjetme. Fushata e cila ka nisur që në muajin shtator ka përfunduar, ndërsa fituesit janë tanimë në zarfet që do të hapen natën e 28 shkurtit.
Deadline ka parashikuar fitoren e filmit kosovar “Shok” në kategorinë Short Film Live Action.
“Filmi “Shok” mund t’i shokojë të gjithë”, shkruan Deadline, faqe e famshme në internet, e cila pasi ka analizuar sinopsiset e filmave ka ardhur në përfundim që filmi me regji të Jamie Donoughue do të shokojë me triumfin e tij.
Brie Larson është favorite për çmimin e aktores më të mirë, ndërsa Leonardo DiCaprio për rolin e tij në The Revenant.
Mbrëmë filmi “Shok” është shfaqur në sallën e Akademisë
Ndërkaq, gazeta amerikane Los Angeles Times, në një artikull kushtuar çmimeve Oscars, ka shkruar se filmi shqiptar “Shok” do të jetë fituesi i çmimit Oscar për kategorinë “Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër”, transmeton Gazeta Blic.
“Ne presim që filmi ‘Shok’, që si ngjarje ka miqësinë e dy djemve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë, ta fitojë Oscarin. Fundi është shumë emocionues, dhe të lë një përshtypje të qëndrueshme”, shkruhej në artikullin e LA Times.

Related

Kultura 4542837990547955584

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item