Masakra në Elbasan/ Serial vrasjesh midis fiseve Çapja e Mema

Një serial vrasjesh ka ndodhur menjëherë pas ekzekutimit të Sokol Çapjes në 2005-ën. Një shkrim i gazetës Koha Jonë i datës 6 mars 200...


Një serial vrasjesh ka ndodhur menjëherë pas ekzekutimit të Sokol Çapjes në 2005-ën. Një shkrim i gazetës Koha Jonë i datës 6 mars 2008, tregon hasmërinë mes dy familjeve.
Sokol Çapja u ekzekutua mbrëmjen e 26 dhjetorit të vitit 2005, kur ishte nën shoqërinë e dy vajzave, në lokal “Aquario”, pranë Universitetit të Elbasanit. Tre persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në lokal dhe kanë qëlluar disa herë me pistoleta dhe me automatik “Skorpion” në drejtim të 33-vjeçarit. Më parë, ata i kanë kërkuar klientëve dhe kamerierëve që të shtrihen për tokë dhe më pas kanë nisur të qëllojnë në drejtim të biznesmenit.
Sokol Çapja u dërgua në spital dhe vdiq gjatë operacionit. Sipas mjekëve, ai kishte marrë disa plumba në trup, por vetëm njëri i kishte prekur mëlçinë dhe i shkaktoi vdekjen. Pas atentatit, vrasësit janë larguar me një automjet me targa të huaja. Policia e Elbasanit arriti të identifikojë autorët, të cilët u larguan në drejtime të paditura. Sipas policisë, autorë të atentatit ishin shtetasit Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Ardian Meta. Pas kësaj vrasjeje, në kohë të ndryshme, ndodhen një varg ngjarjesh misterioze. Oficeri i policisë rrugore, Fadil Mema, u plagos me armë në këmbë nga një atentat të ngritur nga dy persona, në afërsi të shtëpisë së tij.
Familja Çapja kishte akuzuar Memën si organizator të atentatit pas një konflikti që kishte pasur oficeri me Sokolin. Të dy familjet kishin lidhje të ngushta miqësore mes tyre. Pas plagosjes, policia ndaloi një nga nipat e Sokol Çapes dhe një person tjetër. Por Prokuroria nuk provoi se ai ishte i përfshirë në atentatin ndaj Fadil Memës, shkruan Dita.
Pas pak kohësh u ekzekutua në lokalin autoshkollë të Fadil Memës kunati i tij, Ardian Ibrahimi. Policia nuk mundi të identifikojë dhe të kapë autorët. Një nga të akuzuarit, Ardian Meta, u kap nga policia, ndërsa tentoi të arratisej për në Greqi. Gjatë operacionit, ai u plagos në njërën këmbë. Pas kapjes së Ardian Metës, u vra në rrethana misterioze në Tiranë, Dritan Sheme. Autorët arritën të gjejnë vendndodhjen e tij nëpërmjet së dashurës. Policia shpalli në kërkim autorin tjetër Armando Hasanin. Sipas të dhënave të policisë, Armando Hasani ka qëndruar i fshehur me identitet të rremë në Tiranë.
Tema

Related

Kronika 8170191471696587184

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item