Masakra e Elbasanit: Si u kthye miqësia mes dy fiseve, në një kalvar vrasjesh

Masakra e djeshme e Elbasanit ka një histori miqësie prapa, e cila u kthye në një kalvar vrasjesh. Njëmbëdhjetë vjet më parë ndodhi ...


Masakra e djeshme e Elbasanit ka një histori miqësie prapa, e cila u kthye në një kalvar vrasjesh.
Njëmbëdhjetë vjet më parë ndodhi një vrasje që do pasonte shumë të tjera me kalimin e kohës. Biznesmeni Sokol Çapja u qëllua disa herë me plumba automatiku dhe humbi jetën në spital, vetëm pak orë pasi mbërriti.
Për këtë ngjarje prokuroria ngriti akuza ndaj tre personave: Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Ardian Meta.
Gjithsesi për këtë krim familja Çapja bënte përgjegjës oficerin e policisë Fadil Mema.
Më parë mes tyre kishte pasur raporte të mira shoqërore, por një debat mes Sokol Çapjes dhe Fadil Memës çoi fillimisht më përplasjen e tyre, për t’u mbyllur me viktima, që ende nuk dihet se përse nisi dhe ku mund ta ketë fundin, shkruan Mapo, që ka bërë historikun e ngjarjes së djeshme.
Ndërsa në vitin 2005 Sokol Çapja u vra, pak muaj më vonë, Fadil Memës iu bë një atentat me armë, teksa ishte duke udhëtuar me makinë. Për këtë ngjarje, policia arrestoi dy persona nga fisi Çapja, por më pas u lanë të lirë për mungesë provash.
Tashmë kishte nisur mes tyre kalvari i hasmërisë. Koha kalonte dhe në vitin 2012, në lokalin në pronësi të Fadil Memës vritet kunati i tij, Ardian Ibrahimi.
Një nga të akuzuarit, Ardian Meta, u kap nga policia, ndërsa tentoi të arratisej për në Greqi dhe nga plumbat mbeti edhe i paralizuar.
Më pas në Tiranë u vra në rrethana ende të paqarta Dritan Sheme. Në vitin 2006, efektivi i Policisë, Fadil Mema mbeti i plagosur në një atentat në Elbasan, për të cilin policia akuzoi nipin e Sokolit si personin që gjuajti ndaj tij.
Vijonte mllefi dhe hakmarrja.
Në gusht 2012 ndodhi një tjetër vrasje që për nga mënyra e ekzekutimit ishte mjaft e detajuar dhe për më shumë ndodhi në “sy” të policisë.
Dy persona ngjiten në një pallat dhe vrasin në gjumë brenda ambienteve të shtëpisë Gentian Beqirin, i cili ishte i paralizuar dhe mbahej në arrest shtëpie i ruajtur gjatë gjithë kohës nga dy efektivë policie, si i dyshuar si pjesëmarrës në atentatin ndaj Sokol Çapjes, në dhjetor 2005.
Pas kësaj vrasjeje ai kishte ndryshuar emrin nga Ardian Meta në Gentian Beqiri. Ai u vra në sytë e të atit, i cili më pas ndërroi jetë pasi pësoi atak kardiak për shkak të vrasjes së të birit.
Autorët u kërkuan policëve që t’i linin, sepse donin të takonin tezen e tyre; pasi u futën brenda shtëpisë së Beqirajt, zbrazën armët: një pistoletë me silenciator dhe më pas kaluan sërish nga policët, pa u ndaluar apo dyshuar prej tyre.
Në këtë kohë, Fadil Mema largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Itali, me qëllim që t’i shpëtojë hakmarrjes. Ai u vendos në Torino me identitet madje edhe pamje të ndryshuar. Ai për të mos rënë në sy punonte në Torino si shitës gazetash.
Mirëpo dikush ishte informuar për të dhe në qytetin e Torinos, më 13 mars të vitit të kaluar Fadil Mema u vra, ku u ekzekutua me disa plumba pistolete, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme. Policia italiane u vu në ndjekje të autorëve, por nuk mundi t’i arrestonte.
Edhe në atë kohë u tha nga policia e Elbasanit se dyshohej se Mema ishte vrarë si pasojë e konflikteve të mëparshme që kishte në vendlindje.
Tashmë pa u mbushur ende viti nga ekzekutimi i ish-oficerit të policisë Fadil Mema, tre persona u vrarë në brendësi të kompleksit “Univers” që ishte në pronësi të vëllezërve Agron dhe Arnold Çapja.

Related

Kronika 4654887075247058128

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item