“Martesa” që po shokon botën (VIDEO)

Një vajzë 12–vjeçare, e veshur me fustan nusërie, shfaqet duke pozuar përballë kameras krah një burri në moshë madhore. Kjo është vi...


Një vajzë 12–vjeçare, e veshur me fustan nusërie, shfaqet duke pozuar përballë kameras krah një burri në moshë madhore.
Kjo është videoja shokuese që ka ngjallur një reagim të fortë ndërkombëtar në internet.
E xhiruar në Liban, në fakt bëhet fjalë për dy aktorë të punësuar për një fushatë sensibilizuese të grupit KAFA, që në shqip do të thotë “Mjaft”.
Me plot 1.7 milionë shikime që prej publikimit, klipi ofron një dritare nga një botë tjetër, ku mijëra vajza të vogla në Liban, Siri dhe anembanë botës martohen me forcë.
Rreth 15 milionë vajza, të moshës minimale 8–vjeç, detyrohen të martohen me burra 60–70 vjeç.


Sipas organizatës së Kombeve të Bashkuara UNFPA (United Nations Population Fund), më shumë se 1.2 bilionë vajza do të jenë martuar me forcë deri në vitin 2050.
Në Liban, aktualisht prindërit mund të japin lejen që fëmijët e tyre të martohen në moshën 9 – vjeçare, ndërsa vajzat mund të vendosin vetë në moshën 14 – vjeçare.
Sa i përket videos në fjalë, aktivistja Maya Ammar tha se, qëllimi ishte që të trondiste, pasi vetë kjo praktikë është tronditëse.
Besohet se, një në tre vajza nga familje të varfëra dhe mesatare, martohen përpara se të mbushin 18 – vjeç. Një e treta e këtyre vajzave janë më pak se 15 – vjeç.
Sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara, mosha ligjore në botë për t’u martuar varion.
Republika Demokratike e Kongos: Një vajzë mund të martohet në moshën 15–vjeçare.
Trinidad dhe Tobado: Me aprovimin e prindërve vajza mund të martohet që në moshën 12–vjeçare.
Venezuelë: Zakonisht në moshën 18–vjeçare, por me aprovimin e prindërve, femrat martohen që në moshën 14 – vjeçare, ndërsa meshkujt në moshën 16–vjeçare.
Bolivi: Mosha ligjore është 21, por me lejen e prindërve, meshkujt mund të martohen që 16 – vjeç, ndërsa femrat 14. Përjashtime bëhen për minorenet shtatzëna.
Iran: Kodi Civil, moshën ligjore për martesë e ka 13–vjeç për femrat dhe 15 për meshkujt, por me aprovim ligjor mund të martohen edhe më herët.
Irak: Mosha ligjore është 18, por me lejen e një gjykatësi është 15.
Siri: Mosha ligjore për vajzat është 17, ndërsa për meshkujt 18, por femrat janë të sanksionuara nga liderët fetarë që të martohen në moshën 13 – vjeçare.
Jemen: Pa lejen e prindërve të tyre, si femrat ashtu dhe meshkujt mund të martohen në moshën 15–vjeçare.
Afganistan: Kodi Civil thotë se martesa e një vajze minorene, mosha e së cilës është nën 15–vjeç nuk mund të lejohet. Mosha normale është 16.
Mbretëria e Bashkuar: Në Skoci, 16–vjeç, pa patur nevojë për aprovim, por në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut është 18 ose 16 me aprovimin e prindërve apo të gjykatës.

SHBA: Pa aprovim është 18–vjeç. Megjithatë, në Massachusetts është 12 për vajzat dhe 14 për djemtë, me aprovim. Në Texas, një vajzë mund të martohet në moshë 14 – vjeçare, por një djalë nuk mund të martohet derisa të mbushë 18 – vjeç, ndërsa në Hawaii është 15 për vajzat. Në Kaliforni nuk ka një moshë minimale sa kohë që ka aprovimin e një gjykatësi dhe atë të prindërve. /tvklan.al








Related

Video 9058695316839762701

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item