Maqedoni: Emigrantët tentojnë të kalojnë me forcë kufirin, policia përdor gaz lotsjellës (VIDEO)

Emigrantët që prej ditësh kanë qëndruar në kampin e ngritur në Idiomeni përdorur mjete rrethanore për të rrëzuar derën e rrethimit, po...


Emigrantët që prej ditësh kanë qëndruar në kampin e ngritur në Idiomeni përdorur mjete rrethanore për të rrëzuar derën e rrethimit, por hasën në kundërshtinë e forcave të sigurisë. Këta të fundit përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, teksa gjatë incidentit pati edhe persona që pësuan dëmtime të lehta.
Në këtë kamp, numri i të regjistruarve ka arritur në 10.000, ndërkohë që autoritet japin alarmin se uji, ushqimi dhe medikametet janë drejt përfundimit.
Sipas raportimeve, kampi i qëndrimit e ka kaluar me katër herë kapacitetin e tij, pasi fillimisht ishte ngritur me qëllimin për të strehuar diku tek 2.500 azil-kërkues.
Refugjatët janë shprehur se kanë mungesë të theksuar kushtesh duke nënvizuar se ata presin për katër ose pesë orë për të marrë ushqim dhe ujë.
Qeveria maqedonase e ka kufizuar numrin e emigrantëve që kalojnë çdo ditë kufirin. Përvec reduktimit të fluksit, ata kanë marrë edhe masa të tjera sigurie, përfshirë shtimin e procedurave të regjistrimit.
Për situatën e vështirë ka reaguar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila është shprehur se Europa nuk do të lejojë që Greqia të shkojë drejt kaosit.
Ajo solli si argument përpjekjet e BE-së për t’a mbajtur shtetin helen brenda zonës euro gjatë vitit të shkuar. “Kemi luftuar shumë për Greqinë dhe nuk do të dorëzohemi tani që është edhe momenti më i deçiziv” ishin fjalët e saj.



Video nga
Oscars 2016
The Oscars Red Carpet


7 Likes757 views

1 Like410 views
1 Like975 views
1 Like516 views
3 Likes203 views

Related

Top Lajm 7721394965061653034

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item