Makthi gjerman: 5 mijë fëmijë emigrantësh të zhdukur

4 mijë e 749 fëmijë emigrantë janë zhdukur në Gjermani për një vit. Shifra tronditëse raportohet nga “Frankfurter Rundschau” që citon ...


4 mijë e 749 fëmijë emigrantë janë zhdukur në Gjermani për një vit.

Shifra tronditëse raportohet nga “Frankfurter Rundschau” që citon policinë kriminale federale.

Pjesa dërrmuese e këtyre fëmijëve kanë qenë të pashoqëruar.

431 fëmijë kanë qenë të moshës nën 13 vjeç kurse pjesa më e madhe mes moshës 14 dhe 17.

“Fëmijët bëhen lehtësisht viktimë e kriminaliteti. Ata shpesh nuk regjistrohen në kampe dhe kështu bëhen objekt trafikimi”, tha Heinz Hilgers, president i shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Gjermani.

Europol lajmëroi pak ditë më parë se për 2015 janë zhdukur në Europë më shumë se 10 mijë fëmijë emigrantësh.

Related

Botë 5085565117118894831

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item