Lufta e inteligjencës: Putin hedh në ‘lojë’ super-spiunin Tu-214R

Një luftë e re ka nisur në qiejt e Sirisë. Super avioni “spiun” rus Tu-214R sapo ka zbarkuar në bazën ruse të Latakias dhe pret të për...


Një luftë e re ka nisur në qiejt e Sirisë. Super avioni “spiun” rus Tu-214R sapo ka zbarkuar në bazën ruse të Latakias dhe pret të përdoret. Strategjia e Kremlinit për të ndaluar avancimin turk në skenarin sirian ka vetëm një fjalë kyçe: superioritet informativ.
Vladimir Putin po përdor mjetet e tij më të mira ushtarake, ka lejuar Tu-214R të largohet nga Rusia drejt Sirisë. Ai do të përdoret për spiunazh teksa nuk ka thuajse asnjë të dhënë për parametrat e tij teknologjikë duke qenë se Kremlini është treguar shumë i rezervuar në këtë pikë.
Fluturimi i parë i autorizuar i “super-spiunit” ka qenë në vitin 2009, por shumë pak dihet rreth tij. Hera e fundit që ky avion është fotografuar ka qenë në vitin 2015, në shkurt, kur vizitonte bazën e Latakias. Duke parë përshkallëzimin e tensioneve mes Turqisë dhe Rusisë, ky super-spiun mund të shërbejë shumë duke marrë informacione të vyera mbi lëvizjen e trupave turke në Siri.
Rusia duket se ka ndërmend të marrë një hakmarrje të pamëshirshme dhe efikase ndaj “borxhit” turk, duke monitoruar çdo lëvizje të tyre, dhe ndoshta duke i goditur nëse do jetë e nevojshme.
Pikërisht për këtë arsye është dërguar në Latakia Tu-214R, për të garantuar superioritetin informativ të rusëve, një aspekt taktik shumë i rëndësishëm në luftërat moderne.
Një koncept që shumë shpesh nënvlerësohet por përfaqëson një faktor kyç për të paraprirë lëvizjet e armikut duke e detyruar të tërhiqet. Lidershipi rus ka nevojë urgjente për informacione për të vendosur si të përballet me armikun e tij, Turqinë.
Në 13 shkurtin që lamë pas, Erdogan refuzoi të lejojë avionët rusë të kalojnë nga Turqia për në Siri, dhe pikërisht për këtë arsye Rusia ka dërguar Tu-214R.
Ky avion është në gjendje të lokalizojë me preçizion të lartë vendndodhjen e trupave armike pavarësisht sa të fshehura apo të kujdesshme mund të jenë. Antenat dhe sensorët e tij mund të perceptojnë radarët, radiot dhe çdo lloj mjeti komunikimi të sofistikuar, duke mundësuar goditjen në pikat më të rëndësishme të komunikimt të armiqve.
E gjithë kjo në një anonimitet të plotë, pa qenë e nevojshme që avioni të afrohet shumë nga shënjestra që po vëzhgon. Kjo është pikërisht pika e tij më e fortë.
“United Aircraft Corporation”, që prodhon super-spiunin rus, nuk ka zbuluar asnjë prej karakteristikave të tij taktike apo teknike, duke lënë në mister të plotë kapacitetin e ëktij avioni.
Ai është në gjendje të monitorojë në 360 gradë falë radarëve modernë me të cilët është pajisur. Mund të “shikojë” edhe atë që nuk shihet nga syri i njerit falë sistemit MRK-411.
Sistemi radar është kompeltuar me sistem elektriko-optik Fraktsiya, që mundëson shikimin edhe përtej terrenit, duke zbuluar edhe bunkerët e nëndheshëm.
Super-spiuni i Putin është një avion që mund të konsiderohet si mrekulli e teknologjisë.
Dhe nëse lufta e avionëve të spiunazhit ka nisur, Rusia e Putin është tashmë në rrugën e duhur./ Il Giornale/ Përgatiti Amarildo Lumani.
TemA

Lufta për jetë a vdekje: Emigrantët “mposhtin” policinë maqedonaseQindra emigrantë u përpoqën të rrëzonin një rrjetë...
Posted by Tetova News on Monday, February 29, 2016

Related

Top Lajm 5483771337002521047

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item