Lubonja: Rama i sëmurë dhe i rrezikshëm, nuk i duhet lënë në dorë as familja e tij, jo shteti

Gazetari Fatos Lubonja i ka parë sot qëndrimet e deputetit socialist Ben Blushi si një test domethënës për të shpjeguar atë që po ndod...


Gazetari Fatos Lubonja i ka parë sot qëndrimet e deputetit socialist Ben Blushi si një test domethënës për të shpjeguar atë që po ndodh me kryeministrin e vendit. Duke ngritur disa pyetje logjike, Lubonja, në një shkrim për “Panorama”, hamendëson: Pse Edi Rama nuk pranon të bëhen zgjedhje sipas statutit? Pse ai i trmbet garës për kreun e PS-së?
Dhe këtyre pikëpyetjeve ai u jep përgjigjen duke thënë se kundërshtimi i Ramës për të zbatuar rregullin shpreh gjendjen e tij mendore, se ai është sa rrjedhojë e delirit të madhështisë (që megjithëse e di se do të fitojë, nuk duron dot një shumicë të vogël që të kundërshtojë) po aq edhe me maninë e persekutimit (që imagjinon njerëzit që do të komplotojnë kundër tij).
Dhe konkludon Lubonja, një njeriu me këto simptoma nuk i duhet lënë në dorë as familja e tij dhe jo më drejtimi i partisë më të madhe dhe i shtetit.
Pasi analizon Ramën, Lubonja kalon në sitë edhe gjendjen mendore të udhëheqësisë socialiste që duket e paaftë për të reaguar ndaj delireve të një kryeministri të sëmurë.
Po në këtë shkrim Lubonja ndalet edhe në mënyrën se si e kanë trajtuar mediat konfliktin Blushi Rama. “Kanë dalë (pak) gazetarë që i japin të drejtë, dhe (shumë) gazetarë, drejtues dhe militantë të PS-së, që kundërvihen. Në debatet që po zhvillohen midis tyre, shumica merren me argumentet se pse ka të drejtë Blushi apo pse ka të drejtë Rama.
Të parët i referohen statutit, demokracisë në parti, faktit se kjo parti ka pasur zgjedhje në kohën e Nanos, kurse të dytët, argumentit se kjo zgjedhje është e panevojshme, pasi Rama është fitues i zgjedhjeve të mëdha”. (Lapsi.al)

Related

Opinione 2125957466522442003

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item