Lamtumira spektakolare që i bëhet mafiozit të frikshëm irlandez (FOTO)

Dhjetra punonjës policie janë përfshirë sot në një operacion të madh sigurie, për mbarëvajtjen e një prej funeraleve më të mëdh...



Dhjetra punonjës policie janë përfshirë sot në një operacion të madh sigurie, për mbarëvajtjen e një prej funeraleve më të mëdhenj në historinë e Irlandës, që mund të përfundonte keq.

Bëhet fjalë për funeralin e David Byrne, një krimineli 34-vjeçar famëkeq në Irlandë.

Ai u vra 10 ditë më parë pas një përplasje të ashpër të dy familjeve më të mëdha kriminale në Irlandë.

Prifti i famullisë në të cilën u krye ceremonia mortore, tha se David ishte një baba i dashur dhe me ndjenjë të lartë humori.

Ai tha se ata që e vranë, nuk meritojnë të quhen njerëz.

Në ceremoninë mortore merrnin pjesë disa nga kriminelët më të frikshëm irlandezë.

Policia i druhej ndonjë sulmi tjetër gjatë funeralit, ndaj ishte angazhuar maksimalisht për të shmangur një përplasje të mundshme.

34-vjeçari u vra më 5 shkurt gjatë një ndeshje boksi.

Vrasja e tij tashmë i ka hapur rrugë një përplasje që pritet të jetë e dhunshme dhe e egër.
















Related

Top Lajm 7336110233244721002

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item