Ky është shqiptari nga Maqedonia që arrestua në Itali për rekrutim të xhihadistëve

Tridhjetë e tetë vjeçare Ajan Vehapi është shtetasi i Maqedonisë i cili u arrestua nga ekipi anti-terrorist i policisë italiane në rajon...


Tridhjetë e tetë vjeçare Ajan Vehapi është shtetasi i Maqedonisë i cili u arrestua nga ekipi anti-terrorist i policisë italiane në rajonin e Venedikut.
Ai është i dyshuar për rekrutimin e luftëtarëve për grupin xhihadist të Shtetit Islamik, transmeton TetovaSot.
Sipas mediave italiane, Vehapi ishte indoktrinuar në islamin radikal nga Hussain Bosniq, imami nga Bosnja dhe Hercegovina.
Mediat italiane bëjnë të ditur se personi në fjalë përgjohej prej kohësh dhe se kishte rekrutuar muxhahedinë aspirantë, që më pas një imam boshnjak do t’i radikalizonte, duke i afruar me ISIS-in dhe dërguar në luftë në Lindjen e Mesme.
Hetimet përfshijnë edhe monitorimin e shtetasit të Maqedonisë për mënyrën se si i rekrutonte këta persona në Itali, që i besoheshin më pas imamit boshnjak, i cili merrej me dërgimin e tyre në radhët e ISIS në zonat e luftës.

Related

Kronika 1742051969608657752

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item