Kuvendi i Maqedonisë nuk shpërbëhet - shtyhen zgjedhjet

Kuvendi i Maqedonisë me 83 vota për, vendosi të anulojë vendimin e 18 janarit të këtij viti për shpërbërjen e tij më 24 shkurt. Në një...


Kuvendi i Maqedonisë me 83 vota për, vendosi të anulojë vendimin e 18 janarit të këtij viti për shpërbërjen e tij më 24 shkurt. Në një votim pak minuta para mesnatës kur edhe skadonte afati për shpërbërjen e kuvendit, u vendos që zgjedhjet e parakohshme të mos mbahen më 24 prill, siç ishte vendosur në janar.
Nisma për shmangien e shpërndarjes së kuvendit ishte marrë nga partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare, të cilat siguruan edhe votat e VMRO-DPMNE-së e cila u bind pas trysnisë ndërkombëtare, ndonëse deri në çastet e fundit ishte ngulur këmbë që zgjedhjet të mbahen më 24 prill.
Nisma nuk u votua nga deputetët e Lidhjes Social Demokrate, e cila mori pjesë në seancën e kuvendit.
Vendimi i mesnatës, pritet të pasohet me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe me caktimin e datës së zgjedhjeve. Pesë qershori është përmendur si datë e mundshme e mbajtje së tyre.
Diplomatët amerikanë dhe evropianë, vlerësuan ditë më parë se Maqedonia ende nuk ishte e gatshme për të mbajtur zgjedhjet në afatin fillestar./rel

Related

Top Lajm 6553318924682880448

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item