Kushtetuesja, a po luhet skenari për faljen e ministrave Jankullovska dhe Janakievski !?

Gjykata Kushtetuese nesër në mëngjes ka caktuar mbledhje ku do të bisedohet për kërkesën për ndryshimin e Ligjit për falje, dhe ti mun...


Gjykata Kushtetuese nesër në mëngjes ka caktuar mbledhje ku do të bisedohet për kërkesën për ndryshimin e Ligjit për falje, dhe ti mundësohet presidentit të shtetit që të falë personat e dënuar për parregullsi zgjedhore, ka raportuar TV Telma.
Ligji aktual i pamundëson presidentit që të amnistojë persona që janë të dënuar për vepra për parregullsi në zgjedhje. Ky propozim pason pas formimit të lëndëve nga Prokuroria Speciale për parregullsitë zgjedhore, ku janë përfshirë ish-ministrat Gordana Jankullovska, Mile Janakievski dhe sekretari i Qeverisë, Kiril Bozhinovski. Por në rrjetet sociale, kjo është komentuar si një skenarë i imponuar nga VMRO-DPMNE, të cilët do të insistojnë që kjo zgjidhje të përfshihet në kuadër të kompromisit me partitë e tjera për caktimin e datës së re për zgjedhjet. (INA)

Related

Maqedoni 8039355534844778750

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item