Kurdët krah Sirisë dhe Rusisë, nervozohet Turqia: ‘Ultimatum’ SHBA-së!

Guerrilasit kurdë kanë vendosur të ndërhyjnë në betejën e Aleppos duke dalë në krah të qeverisë siriane dhe aleatëve të tyre rusë. L...


Guerrilasit kurdë kanë vendosur të ndërhyjnë në betejën e Aleppos duke dalë në krah të qeverisë siriane dhe aleatëve të tyre rusë.
Lëvizja “YPG” kurde ka marrë sot pas 3 vjetësh aeroportin e Aleppos që prej tre vitesh mbahej nga rebelët opozitarë.
Një aksion që ka nervozuar së tepërmi Ankaranë zyrtare e cila i trembet formimit të nëj formacioni kurd kundër ushtrisë turke.
Marrja e aeroportit
Mëngjesin e sotëm milicët kurdo-sirianë të YPG kanë marrë në zotërim bazën ajrore të Manakh që prej tre vitesh mbahej nga rebelët opozitarë.
Kurdët kanë përfituar nga ofensiva siriano-ruse.
Baza në veri të Aleppos u sulmua dje në mbrëmje dhe është bërë e mundur marrja e saj në mëngjes.
Reagimi turk
Guerrilasit e YPG janë krahu i armatosur i partisë kurdo-siriane PYD, mjaft të afërt me PKK në Turqi.
Kanë qenë protagonistë në mbrojtjen e qytetit të Kobane dhe mbështeten nga SHBA që kanë favorizuar kurdët përballë aleancës arabo-sunite të moderuar.
Por Ankaraja kërkon që kurdët e YPG të konsiderohen si terroristë dhe ka vendosur veton për mospraninë e kurdëve në tavolinën e bisedimeve në Gjenevë.
Përplasja Ankara-Uashington
Në ditët e shkuara i dërguari special i SHBA-vë në luftën kundër IS, Brett McGurk shkoi në Kobane ku takoi liderin e YPG në prag të sulmit ndaj IS.
Ankaraja reagoi duke kërkuar takim me ambasadorin amerikan në Turqi.
Erdogan akuzoi sërish SHBA-në duke thënë se “po nxit konflikte të përgjakshme në Siri”.
“Amerika duhet të zgjedhjë mes kurdëve sirianë dhe Turqisë”, deklaroi Erdogan.
Tensione që e bëjnë edhe më të vështirë aksionin perëndimor në Siri, ndërkohë që ushtria e Damaskut mbështetur nga rusët vijon avancimin e saj./ Përgatiti Amarildo Lumani
La Stampa









Related

Top Lajm 8390759175849225111

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item