Kur Mbreti i Anglisë vizitonte Durrësin 154 vjet më parë

Eduardi dhe profesorët që e shoqëruan në udhëtim Princi i Uellsit, i cili më pas u bë Mbreti Eduardi i VII i Anglisë rezulton se...

Eduardi dhe profesorët që e shoqëruan në udhëtim


Princi i Uellsit, i cili më pas u bë Mbreti Eduardi i VII i Anglisë rezulton se ka vizituar Durrësin në shkurt të vitit 1862. Jahti mbretëror “Osborne”, u ankorua në portin e qytetit për disa ditë, ku Princit u munduan t’i tregonin rrënojat antike të Durrësit.
Princi Eduard në ditarin e tij shkruan për kalërimin në kodrat e Durrësit shkroi mbi historinë e këtij qyteti të mbuluar nga heshtja e kohës, injoranca otomane dhe banorët që shkelnin mbi historinë.
“Në shkurt të 1862 jahti mbretëror “Osborne” hyri në Limanin e Durrësit. Një port i vogël por piktoresk Otoman në brigjet shqiptare. Jahti kishte si mysafir të shquar Princin e Uellsit, më vonë Mbreti Eduardi i VII i Anglisë”, shkruan Auron Tare.
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit vijon më tej duke treguar se, “Princi i Kurorës i biri i Mbretëreshës së famshme Viktoria udhëtonte për katër muaj në Lindjen e Mesme si pjesë e edukimit të tij klasik. Itinerari i udhëtimit ishte përzgjedhur me shumë kujdes nga Mbretëresha dhe Princi shoqërohej nga profesorë të historisë antike, arkeologë të shquar dhe fotografi i Familjes Mbretërore Francis Bedford.”
“Princi qëndroi vetëm disa ditë në Durrës ku shoqëruesit e tij u munduan t’i tregonin rrënojat antike të një metropoli që dikur kishte një famë të madhe dhe ku emra të njohur të historisë kishin lënë gjurmët e tyre.”
“Imagjinoni 152 vjet të shkuara megjithëse Durrësi otoman ishte një gjysmë mocalishte rrënojat madhështore të së shkuarës ndillnin kureshtjen e Mbretëreshës Viktoria dhe të gjithë shpurës së profesorëve klasike anglez. Princi Eduard i cili kalëroi kodrave të Durrësit shkroi në ditarin e tij mbi historinë e këtij qyteti të mbuluar nga heshtja e kohës, injoranca otomane dhe banorët që shkelnin mbi historinë.
Po sot? A do të ishte Durrësi një qytet ku cilido Mbret apo Mbretëreshë, profesorë apo fotograf, qytetar apo fshatar do të donte t’i jepte edukimin klasik fëmijëve të vet?”


Korfuzi dhe jahti mbretwror Osborne

Trimat që shoqëruan Princin

Hamejtë e Durrësit

Xhamia e Durrësit


Kur Mbreti i Anglisë vizitonte Durrësin 154 vjet më parëPrinci i Uellsit, i cili më pas u bë Mbreti Eduardi i VII i...
Posted by Tetova News on Thursday, February 11, 2016

Related

Top Lajm 3322024568930188344

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item