Kujdes, tani është shkencor rreziku i saj

Një vendim historik kundër Johnson & Johnson i akuzuar për mos paralajmërimin e klientëve të saj për rreziqet e pudrës. Në Misu...



Një vendim historik kundër Johnson & Johnson i akuzuar për mos paralajmërimin e klientëve të saj për rreziqet e pudrës. Në Misuri Jackie Fox, i biri i Marvin Salter, gruas së vdekur në vitin 2015 në moshën 62 vjeçare me kancer në vezore, fitoi një shpërblim prej 65 milion euro kundër shumëkombëshe që prodhjon artikuj për higjinën personale dhe bukurinë.

Gjykata në fakt, ka vendosur mbi kompaninë pagesën e 10 milionë dollarë si kompensim personit dhe 62 milionë, si ndëshkim për të mos pasjen e paralajmërimit në amballazhin e produktit dhe ka vepruar “në keqbesim” për komplikimet e mundshme që lidhen me përdorimin e zgjatur të pudrës.

Marvin, e cila vdiq nga kanceri i vezoreve, kishte përdorur pudër Johnson & Johnson për vite me rradhë. Aksioni ligjor, ishte pjesë e një grupi prej 60 personash në Misuri dhe 1200 në gjithë SHBA, të cilët akuzojnë kompaninë për të njëjtin shkak.

Gruaja në Birmingham (Alabama) e kishte diagnostikuar sëmundjen dy vjet më parë. I biri tha se ajo e ka përdorur pudrën çdo ditë dhe “i ishte bërë zakon ashtu si larja e dhëmbëve”.

Vendimi erdhi pas pesë orësh diskutimesh të jurisë.  Johnson & Johnson, prodhuesi më i madh i produkteve të shëndetit do ta apelojë vendimin. Por ajo është në syrin e kritikave edhe përsa i takon shampos për fëmijë “mos qaj”, dhe efekteve të padëshirueshme që ajo ka mbi përdoruesit e vegjël.

Për vite të tëra, shoqwria ka qenë në qendër të polemikave nga ana e konsumatorëve për përdorim të dioxane dhe formal, si përpbërës të produkteve të saj, të cilat konsiderohen kancerogjenë. Johnson & Johnson është angazhuar për të hequr nga produktet e saj çdo lloj substance të rrezikshme. Por megjithatë ajo mbetet në bankën e të akuzuarve për përdorimin në prodhimin e pudrës natyrale të preparateve si magnez dhe silic.

Për disa dijetarë Johnson & Johnson mund ta përmbysë vendimin në apel duke qenë se “ka baza të shëndosha shkencore për të demonstruar sigurinë e pudrës si një produkt kozmetik të sigurtë dhe që nuk ka lidhje me kancerin””.

Por avokatët e gruas, thonë se kushdo që mohon ndërlidhjen e kancerit në vezore me pudrën, janë si ata që dikur mohonin lidhjet mes kancerit në mushkëri dhe duhanpirjes”./dritare.net


Related

Shëndet & estetikë 8868549277806349353

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item