Ku është zhdukur: Pse Gruevski katër ditë nuk është në publik?

Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski tanimë katër ditë nuk paraqitet në opinion pasi herën e fundit ishte parë të premten (19 shk...


Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski tanimë katër ditë nuk paraqitet në opinion pasi herën e fundit ishte parë të premten (19 shkurt 2016) në takim me biznesmenët në Lidhjen e odave ekonomike.
Ai në takim ishte me zv- kryeministrin Zoran Stavrevskin dhe Vlladimir Peshevskin, ministrin e transportit dhe lidhjeve, Vlado Misajlovski dhe zv- ministrin e bujqësisë, Vanço Kostadinovski.
Pas fjalimit zyrtar, Gruevski vazhdoi bisedën me biznesmenët me dyer të mbyllur, kur edhe është bërë fotografia e fundit e tij në publik.
Deri më sot nga Gruevski nuk ka asnjë gjurmë e as zë, madje edhe në promovimin e projekteve qeveritare. Për shembull, Gruevski anuloi dhënien e banesave sociale në Resnjë të hënën (22 shkurt) ndërsa mbrëmë në Sitel mori pjesë anëtari i komitetit ekzekutiv dhe ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov.
Përgjigje se ku gjendet kreu i partisë kërkuam edhe nga zëdhënësi partiak Ivo Kotevski, por e gjithë kjo përfundoi pa sukses.
Ndryshe, më 24 janar të vitit, në konferencën vjetore të Unionit të grave të VMRO DPMNE-së në sallën “Jane Sandanski” në Shkup Gruevski u “kërcënua” se “deshëm apo jo do ta shohim më shumë në mesin e popullit”.
“Dëshironi apo jo, do të më shihni në mesin e popullit, bujqit, studentët, pensionistët” tha atëherë Gruevski.

Related

Maqedoni 6542529680856728413

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item