“Kryqi” dhe “Shqiponja”, përplasje në këshillin e qytetit të Shkupit (VIDEO)

Zbulimi i monumentit të “Shqiponjës” në Fushë Tophane dhe plani për ndërtimin e kryqit në komunën e Butelit ka nxehur atmosferën edhe...


Zbulimi i monumentit të “Shqiponjës” në Fushë Tophane dhe plani për ndërtimin e kryqit në komunën e Butelit ka nxehur atmosferën edhe në mbledhjen e këshillit të Qytetit të Shkupit. Për këshilltarin nga radhët e PDSH, Idriz Orana, kjo situatë është tragji-komike. 
“Nëse shihet vendimi i nderuar kryetar, është absurd. Neni 80 mbi të cilin kanë sjellë vendim Këshilli i Butelit, është në kompetencat e Këshillit të Qytetit të Shkupit si dhe shqiponja në Fushë-Tophanë është gjithashtu nën kompetencat e Qytetit të Shkupit. Deklaratat e stilit ‘hidhe gurin fshihe dorën’, mendoj se është koha një herë e përgjithmonë të ballafaqohesh me të gjitha gjërat të cilat kanë kërkesë kanë nevojë”, u shpreh Idriz Orana, nga PDSH.
E ndërsa, kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski në përgjigjen e tij tha se është informuar Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit dhe se sipas tij, ky institucion duhet të reagojë për hapat e mëtejshëm.
“Ne u drejtuam tek Inspektorati Shtetëror i i cili është institucion i nivelit më të lartë se sa inspektoratet komunale dhe që duhet të vlerësoj  nëse ka ndërhyrje ose nëse ndërtesat janë ilegale dhe ndodhen në bulevardet që janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit. Ky inspektorat duhet të vendos për eliminimin e tyre ose të vërtetojnë vallë është e drejtë apo jo”, tha Koce Trajanovski, Kryetar Qyteti i Shkupit.
Ndërkohë, pati përplasje edhe për përdorimin e gjuhës shqipe në nivel të Qytetit të Shkupit, por edhe për përfaqësimin e shqiptarëve.  Kryetari i Qytetit të Shkupit nuk dha përgjigje rreth përdorimit të gjuhës shqipe, por u përgjigj se sa janë shqiptarët të përfaqësuar në nivele udhëheqëse të administratës së qytetit.
“Mendoj se nuk kemi, ndërsa ndihmës kemi disa”, shtoi Trajanovski.
Debati nuk mungoi edhe për ndërtimin e Sallës Universale në Shkup dhe për fasadën në stilin barok në pjesën qendrore të Shkupit.

Related

Maqedoni 5238921709236190146

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item