Kohë e keqe për liberalizmin

Nga Zanny Minton Beddoes* Zanny Minton Beddoes, kryeredaktore e “The Economist” shkruan se Mondializimi, ngadalësimi i rritjes, kapi...

Nga Zanny Minton Beddoes*

Zanny Minton Beddoes, kryeredaktore e “The Economist” shkruan se Mondializimi, ngadalësimi i rritjes, kapitullimi i fuqive të mëdha, ngritja e populizmave… po bëjnë që ideali liberal të përballet me kërcënime gjithnjë e në rritje.
Kur shohim botën në këtë fundviti 2015, duhet të pranojmë se është e vështirë për një internacionalist liberal të gjejë arsyet për të qenë optimist. Po, zhvillimet e teknologjive numerike – nga inteligjenca artificiale deri te manipulimi gjenetik – janë shastisëse, dhe aksesi në Internet turbullon jetën e një numri gjithnjë e më madh njerëzish. Por mondializimi është, në një farë mënyre, shqetësues mbi tri pika të rëndësishme. Rreziku i parë vjen nga ngadalësimi kinez. Duke zbutur politikat monetare dhe duke vendosur në vend të tyre masa për rizhvillim, Pekini do të arrijë të shmangë një ulje brutale. Po, për momentin, nuk po shohim të vijnë masat e nevojshme që të prosperojë një ekonomi  e nxitur nga shërbimet dhe konsumi. Kina duket se po  drejtohet mes vështirësisë, ku modeli i vjetër i rritjes zhduket pa një model të ri që e zëvendëson.
Një Kinë e ngadalësuar do të thotë që rritja botërore do të ketë vështirësi të rimarrë ritmin e saj. Ajo mund të ngadalësohet edhe më shumë – dhe të mbetet nën shpejtësinë e nevojshme për të shmangur presionet e zhdukjes së inflacionit. Kjo do të trondiste tregjet financiare dhe do të kontraktonte projektet e bankierëve qendrorë. Rezerva federale amerikane do të mund të ngrinte taksat e interesit në terma afatshkurtër, por 2016 nuk do të shihte asnjë shtrëngim monetar. Në botën emergjente, dhe paçka monedhave, të luhatura dhe të rezervave më të rëndësishme, viti do të shpalosë brishtësitë. Do të asistojmë me siguri në kriza borxhesh. Akoma më brejtës do të jetë zhgënjimi që do të vendoset kur të bëhet e qartë se ekonomitë e botës së pasur kanë humbur energjinë e tyre dhe se epoka e një rritjeje ekonomike të shpejtë, e vendeve të varfra ka kaluar.
Tundimi populist. Shqetësimi i dytë për rendin liberal prek fushën e politikës së fuqive të mëdha. Shtetet e Bashkuara tërhiqen në një moment kur sistemi i sigurisë ndërkombëtare që ata garantojnë, po përballet me sfida të rënda prej çerek shekulli, nga aventurizmi i Vladimir Putinit në Siri te demonstrimet e fuqisë kineze në detin e Kinës meridionale.  Raketat e Vladimir Putinit nuk do të fitojnë luftën në përfitim të diktatorit Bachar Al-Assad, por do të zgjasin më shumë konfliktin, do të rrisin eksodin e refugjatëve dhe do të acarojnë krizën më të madhe politike që Bashkimi Europian ka përballuar ndonjëherë. Viti 2016 do të jetë për Europën një vit shpërbërjeje e vazhdueshme. Edhe pse qarkullimi i lirë ndër vendet anëtare mbetet ende në funksion, kontrollet “e përkohshme” në kufij do të shumëfishohen. Kufijtë europianë do të shëmtohen nga kontrollet me tela me gjemba – ndërsa qindra mijëra refugjatë do të trokasin në dyert e Europës.
Rreziku i tretë është i lidhur me politikat kombëtare të vendeve të pasura. Nga të dyja anët e Atlantikut, besimi te drejtuesit është degraduar ndjeshëm, dhe populistët gëzojnë një popullaritet në rritje.
Disa nga këto shqetësime do të mund të jenë kalimtare dhe disa rreziqe do të neutralizohen bashkërisht. Kriza e emigrantëve do të shkaktojë në terma afatshkurtër një rritje të shpenzimeve publike, çka do të amplifikonte kërkesën dhe zbuste shokun ekonomik të shkaktuar nga ngadalësimi i rritjes kineze.
Më shumë sesa në gjatë një viti të zakonshëm, vendimet e marra në 2016 do duhet, sikurse thotë edhe Obama, të tendosin harkun e historisë. Ja përse ata që besojnë në një rend botëror të hapur dhe liberal, duhet të veprojnë me kurajë për ta mbrojtur. Presidenti amerikan mbetet mbrojtësi i parë i internacionalizmit liberal. Për ta përforcuar, viti i fundit i mandatit të tij duhet të jetë i shënuar nga një angazhim më i vendosur, natyrisht në raport me krizën siriane dhe eksodin e refugjatëve që ajo shkakton.
Të gjithë aktorët politikë që kanë për zemër internacionalizmin e hapur, duhet të luftojnë për të. Duhet të përditësojnë logjikën e gabuar që nënkupton ksenofobinë. Me kusht që të asimilohen shpejt dhe integrohen me popullsinë aktive, emigrantët përfaqësojnë një të mirë të papritur ekonomike – dhe kjo po verifikohet më së shumti në shoqëritë që po plaken.
Problemet e rritjes së dobët dhe të stanjacionit të pagave kanë nevojë për zgjidhje të guximshme, dhe jo për terapi të thjeshta populiste. Ide të mëdha ekzistojnë: investime masive në infrastrukturë apo reforma të thella për edukimin dhe formimin. Por shumë politikanë janë pre e një mentaliteti meskin: një modifikim i vogël ndaj një dispozitivi ekzistues këtej, një gërvëlisje e një takse tatimi andej… Që nga e drejta e fuqisë për të vendosur, deri te riorganizimi i peizazhit edukativ, qeveria konservatore britanike është ajo që, ndër qeveritë e botës së pasur, po afrohet më së shumti nga vija e veprimit të qendrës-radikale, edhe pse vullneti i saj për të ulur kreditë e tatimit për punëtorët e varfër prish pak tabelën në tërësi. Qeveritë e tjera do duhet të ndjekin hapin. Ngushtësia e mendimit nuk do të bëjë, asnjëherë, që të lulëzojë internacionalizmi i favorshëm për tregun. Viti 2016 do duhet të jetë ai i radikalizmit të qendrës.
*Kryeredaktore e revistës “The Economist”

Related

Top Lajm 336023344281323597

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item