Kërcënon italianin për 50 mijë euro, shqiptari: Jam burri i dashnores tënde!

Lajmi i publikuar në portalin italian, ‘affariitaliani.it’ Karabinierët e Romës, kanë arrestuar një 45-vjeçar shqiptar, i cili shtirej...

Lajmi i publikuar në portalin italian, ‘affariitaliani.it’
Karabinierët e Romës, kanë arrestuar një 45-vjeçar shqiptar, i cili shtirej sikur ishte burri i një gruaje me të cilën një biznesmen roman, 31 vjeç, kishte pasur një lidhje dhe ka kërkuar t’i bëjë shantazh këtij të fundit duke i kërkuar 50 mijë euro.
Sipas mediave italiane, shqiptari kishte filluar ta kërcënonte duke i treguar detajet e lidhjes, që i riu kishte pasur në të shkuarën me një vajzë, me të cilën shtirej si i martuar, duke i kërkuar një “gjobë” jo të vogël për heshtjen.
Duke u paraqitur me një emër fals, ku pas qëndronte një grup i rrezikshëm kriminal shqiptar, 45-vjeçari e kishte këshilluar që të paguante italiane, duke e kërcënuar edhe me vdekje.
I riu italian, i pa shqetësuar për çfarë duhej të trembej, pasi ishte beqar, ishte bezdisur nga përndjekjet e shumta dhe për të shmangur ndonjë aksion të mundshëm të rrezikshëm të grupit shqiptar, vendosi të denoncojë në polici.
Një ditë më parë, në lagjen “Centocelle” në sheshin “San Felice” në Cantalice, italiani është paraqitur me përpikmëri para shantazhuesit të tij për dorëzimin e parave të kërkuara, por shqiptari, pasi ka tërhequr eurot, është bllokuar dhe arrestuar nga policia. Ai është dërguar në burg në pritje të procesit gjyqësor.

Related

Kronika 4179136158184639628

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item