John Kerry viziton Tiranën më 14 shkurt

Sekretari amerikan John Kerry do të vizitojë Tiranën më 14 shkurt. Lajmi bëhet me dije nga Departamenti i Shtetit. Kerry do të tak...


Sekretari amerikan John Kerry do të vizitojë Tiranën më 14 shkurt.
Lajmi bëhet me dije nga Departamenti i Shtetit.
Kerry do të takojë drejtuesit kryesorë të shtetit.
Ndalesa e sekretarit Kerry në Shqipëri është në vazhdën e një udhëtimi 5-ditor, që ai do ta nisë me ndalesën në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 52-të të Sigurisë.
Në këtë ndalesë, ai do të marrë pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar në Mbështetje të Sirisë (ISSG) për të diskutuar mbi mënyrat sesi të përshpejtohet dhënia fund e konfliktit sirian.
Më tej në Tiranë, sekretari Kerry do të takohet me krerët më të lartë të qeverisë shqiptare, për të diskutuar mbi integrimin e mëtejshëm euroatlantik të Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin e ngushtë dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas Shqipërisë, kryediplomati amerikan do të rikthehet në SHBA, ku në Sunnylands, Rancho Mirage, të Kalifornisë do të bashkohet me Presidentin amerikan, Barack Obama, në samitin mes SHBA-ve dhe ASEAN (rajoni Azi-Paqësor), më 15 dhe 16 shkurt.

Related

Shqipëria 4646627162959306618

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item