Java e boksierëve shqiptarë, në SHBA (FOTO)

Zhuta për 3 raunde hedh përtokë me nokaut kundërshtarin e tij amerikan Greg McCoy – boksojnë edhe dy vëllezërit shqiptarë super të ta...


Zhuta për 3 raunde hedh përtokë me nokaut kundërshtarin e tij amerikan Greg McCoy – boksojnë edhe dy vëllezërit shqiptarë super të talentuar, në SHBA, Enver dhe Skender Halili nga Klina – Kosovë

Beqir Sina

PROVIDENCE RI : Boksieri i talentuar shqiptar 28 vjeçari Fatlum Zhuta nga Anchorage – Alaska, zhvilloi metçin e rradhês, mbrëmë në Friday Night Box- me bokserin amerikan Greg McCoy, nga Atlanta – Gorigia, në qytetin verilindor Providence, në Rhode Island, SHBA.
Boksieri me origjinë nga Veleshta – Strugë, 28 vjeçari Zhuta, i cili deri para këtij meçi i kishte fituar të tre ndeshjet e tij profesioniste, dhe njihet si “Djaloshi i Artë Shqiptar” apo “Albanian Golden Boy”, duket se me sukses kaloi edhe këtë sfidë të fortë në boksin profesionist amerikan.
Friday Night Box – ishte natë e madhe për Zhutën, i cili shumë shpejtë, pra në 3 raunde e ka “mposhtur” kundërshtarin e tij Greg McCoy, të cilin e ka fituar me KO (nokaut), që në rundën e tretë, vetëm pas 8 minutave e 40 sekonda.
Fatlumi shumë mirë e ka filluar “dyluftimin”, duke dominuar që nga raundi i parë, ndërsa që gjithçka shkoi deri në përsosshmëri. Ai dha gjithë forcën e tij në raundin e tretë kur edhe nokautoi kundërshtarin.
Metçi i Zhutës kundër McCoy ishte në kategorinë super të mesme 74 kg. -160 pound.
Njëri nga pjesëmarresit tha se Zhuta, doli në ring me flamurin shqiptarë, dhe në unformë kishte të stamposur po flamurin shqiptarë me shqiponjën me dy krena.
Zhuta ishte i furishëm në goditje qysh në fillim dhe nuk e la kundërhstarin të marrë asnjë avantazh.
Pas meçit Zhuta për gazetën tonë ka thënë se faleminderonë bashkëkombasit e vetë për përkrahjen, dhe se tani është shumë i gëzuar me fitoren dhe me ecurinë e karrierës së tij duke shpresuar të vazhdojë edhe më tutje, ai do të mbetet i pamposhtur në SHBA, edhe në metçin e rradhës në maj të këtij viti.
“Kam treguar boks shumë të mirë dhe e kam përfunduar meçin që në rundin e tretë. Sigurisht se në boks nuk ka luftëra të lehta dhe kundërshtarë të dobët, sidomos në boksin profesionist. Por, punën që po e bëjë me ekipin tim, më ka bërë që të kem një fillim shumë të mbarë dhe me fitore që i kam mbyllur me KO”, ka thënë Zhuta i cili ka falënderuar ekipin tim CES boxing promotion, menaxherin tim Bill McDonald dhe trejneret David Carey dhe Bret Summer,”.
Metçi i zhvilluar në Rhode Island, ka qenë në praninë e një numëri të madh të shikuesve. Mes tyre ishin edhe bashkëkombasit e tij, të cilët kishin shkuar për përkrahuar “Golden Albanian Boy”. Prezenca entuziaste e tifozëve shqiptarë ka mahnitur të gjithë të pranishmit në sallë, dhe duket se i ka dhënë forcë bokserit shqiptarë.
Për çka edhe Fatlumi, u shpreh, se jam shumë i kënaqur nga përkrahja etuziaste dhe organizimi që i bënë shqiptarët, e ardhur nga Rohde Island, New Jersey( 50 veta), dhe Connecticut( 30 veta) :
“ Mu duk vetja se po boksoja në mes të Strugës, thotë ai, duke shtuar se asnjëher nuk më kan mbështetur kaq shumë shqiptarë, andaj gjejë rastin t’ju falemenderoj nga zemra për përkrahjen tuaj madhështore.” iu është drejtuar ai pas fitores shqiptarëve të Amerikës, nga ringu në Rohde Island.
Kjo fitore i mundëson boksierit shqiptarë, që të vazhdojë punën për të kërkuar sfidues të rinj, që sa më shpejtë të jetë i gatshëm për të boksuar për titullin kampion bote, dhe këtë duket se do t’a bëjë në muajin maj – por ende nuk është përcaktuar bokseri dhe data e sigurtë.
Stafi tij thotë se Zhuta, do të vazhdojë tani për pak javë të pushojë dhe shumë shpejt do ti kthehet palestrës dhe stërvitjeve, pasi në muajin maj atë e pret lufta e radhës, ndërsa në këtë paraqitje ka shanse që të ketë luftë për ndonjë titull, por që deri tani nuk ka asgjë konkrete, përveq se është caktuar 12 maji si datë e meçit të radhës.
Tani Fatlumi ka një rekord tjetër, gjashtë fitore dhe të gjitha me nokaut, ndërsa ka vetëm një barazim (6-0-1 (6KO)), por në Boxrec ka të regjistruara tri fitore dhe një barazim (3KO), pasi që Alaska nuk ka federatë profesionistësh.
Boksieri shqiptar Fatlum Zhuta, i cili tani më disa vite karrierën e tij profesioniste e ka vazhduar në SHBA, po e dëshmon se me meritë ka fituar titujt e shumë në Evropë, ndërsa tani më është radha që të grumbullojë fitore edhe në arenën e boksit profesionist.
Së fundmi bokseri shqiptar u ndesh me Devison Riberio, një ish-kampion bote në MMA, e që kishte një rezultat mbresëlënës 29-5. Por kjo nuk e luhati në asnjë moment Fatlum Zhutën, i cili me shpejtësi të madhe dhe goditje të forta, e detyroi kundërshtarin që në disa raste të gjendet në dysheme që në raundin e parë, ndërsa gjyqtari e ndërpreu meçin dhe duke e shpallur fitues Fatlum Zhutën me nokaut.
Friday Night Box ka qenë nata e boksierve shqiptarë.
Edhe dy vëllezërit shqiptarë super të talentuar, në SHBA, Enver dhe Skender Halili nga Klina – Kosovë, të cilët boksoin me flamurin kuq e zi dhe simbolet tona kombëtare, kan boksuar me 18 shkurt dhe me 19 shkurt në dy qytete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Enver Halili 7-0 (2 KO) në Minesota të SHBA-ve u përball me amerikanin Anthony Abruzzesse 4-4-0 (3 KO). Ky meç i cili zhvillohet në 4 raunde, u fitua nga bokseri shqiptarë Enver Halili i cili tani ka 8 fitore ( 2 KO) dhe asnjë humbje.
Ndryshe nga vëllai i tij Enveri, Skenderi boksoj në pjesën lindore të SHBA-ve, në Atlantic City në New Jersey. Skenderi ka 8-1-0 (8 KO) përball ketë natë pati amerikanin Anthony Young 11-1-0 (5 KO). Ky meç poashtu do të jetë në 6 raunde.
Shtypi shqiptarë, shkruan se vëllezërit shqiptarë Halili nga Teksasi, kanë të ardhme të ndritur por do të janë duelet e tyre të këtij viti të cilat do të kanë peshën e ngritjes dhe ecjës mëtutje në vazhdim të karrierës së tyre.











Related

Sport 8893427696338117395

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item