Ja kush është shqiptari i “Ndragheta”-s, kultivonte drogë në Shqipëri (video)

Ismail Ferizi është shqiptari i arrestuar nga policia italiane bashkë me 27 personat e tjerë, të gjithë anëtarë të organizatës mafio...


Ismail Ferizi është shqiptari i arrestuar nga policia italiane bashkë me 27 personat e tjerë, të gjithë anëtarë të organizatës mafioze “Ndrageta”. Ferizi ishte pjesë e seksionit të organizatës kriminale që merrej kryesisht me grabitje.
Nga përgjimet e bisedave mes anëtarëve të bandës, përmenden edhe disa shqiptarë të tjerë të lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Ky grup kishte arritur të ngrinte plantacione marijuane në Shqipëri dhe prej andej e sillnin drogën drejt Italisë”, deklaroi kreu lokal i Antimafias, Marcello Tatangelo.
Detajet e këtij fakti u zbuluan falë një hetimi pesë vjeçar të Prokurorisë së Antimafias Italiane.
Hetimet filluan si rezultat i dy incidenteve të ndodhura në Sesto San Giovanni më 18 dhe 21 Dhjetor 2012 pas një shkëmbimi zjarri mes bandave rivale të drogës.
Sipas autoriteteve italiane trafikimi i drogës nga ky grup kishte dimension ndërkombëtar dhe se vetëm gjatë 2012 janë konfiskuar mbi 200 kilogramë drogë, duke përfshirë kokainë dhe marijuanë.
Luçiano Noçera, pjesëtar i grupit dhe tashmë i penduari dhe bashkëpunëtor i drejtësisë, u deklaroi autoriteteve italiane se disa vite më parë i kishte dërguar një politikani shqiptar një makinë të tipit BMW. /tv klan/

Related

Kronika 7983150427222814669

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item