Ish kryetari i Akademisë maqedonase thotë se Maqedonisë i erdhi fundi

Ish kryetari i ASHAM, akademiku Vlado Kambovski i njohur edhe si një ndër profesorët më respektabil në fushën e drejtësisë jo vetëm në r...


Ish kryetari i ASHAM, akademiku Vlado Kambovski i njohur edhe si një ndër profesorët më respektabil në fushën e drejtësisë jo vetëm në rajon por edhe më gjërë, është shprehur ashpër kundër vendimit të Gjykatës kushtetuese për t’i lejuar Presidentit amnestimin e vjedhësve zgjedhor.
“Vendimi i Gjykatës kushtetuese për nisjen e procedurës kundës ndalesës për amnestim të kryerësve të kriminalitetit zgjedhor është turp i skajshëm i profesionit të drejtësisë në Maqedoni. Gjykata kushtetuese ka bërë grusht shteti. Ky është fundi i shtetit.”- ka thënë Vlado Kambovski, raporton Fakte.
Ky qëndrim i numrit një të akademisë së shkencave në çdo shoqëri sado pak normale do duhej të ishte alarmi më i zëshëm se vendi ynë po shkon drejt shkatërrimit total. Edhe pas ndërhyrjes së drejtëpërdrejtë të faktorëve ndërkombëtar për shpëtim të vendit dhe konfrontimin e tyre me regjimin që ka “kidnapuar” qeverisjen, Nikolla Gruevski dhe klani i tij, i përkrahur edhe nga klani i BDI-së kanë vendosur të mos kursejnë as shtetin vetëm për të ruajtur interesat dhe liritë e tyre personale

Related

Top Lajm 8565780495987232861

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item