I dehuri tenton të mbysë bashkëshorten, shpëtohet nga djali

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Milano pasi bashkëshortja e tij e denoncoi për dhunë. Shqiptari u arrestua në fl...


Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Milano pasi bashkëshortja e tij e denoncoi për dhunë. Shqiptari u arrestua në flagrancë dhe vazhdonte të kërcënonte bashkëshorten edhe në sy të punonjësve të policisë.

48-vjeçari pasi kishte humbur para në lojërat e fatit, u kthye në apartamentin e tij ku nisi të debatonte me familjarët. Gjatë zënkës ai kapi për fyti bashkëshorten e tij duke tentuar ta mbyste. Ajo shpëtoi falë ndërhyrje së djalit të tyre.
Policia e gjeti atë gjendje të dehur ndërsa i kishte futur duar të fyt bashkëshortes 45-vjeçare po shtetas e shqiptare.
Gjatë dëshmisë në polici, viktima tha se dhunuar psikologjikisht që prej vitit 1995 ndërsa dhuna u kthye dhe në fizike pasi bashkëshorti i saj nisi të konsumonte alkool dhe të luante lojëra fati.
Ajo e denoncoi dhe në vitin 2012, por e tërhoqi padinë duke i dhënë një tjetër mundësi bashkëshortit të saj për të ndryshuar. Por, asgjë nuk ndodhi.

Related

Kronika 5267711647988116060

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item