HISTORIA/ Si u ekzekutua Sokol Çapja nën shoqërinë e dy vajzave, që solli vrasje pas vrasje

Masakra e djeshme në Elbasan është rjedhojë e një historie të gjatë vrasjesh e plagosjesh mes dy fiseve. Historia nisi kur Sokol Çap...


Masakra e djeshme në Elbasan është rjedhojë e një historie të gjatë vrasjesh e plagosjesh mes dy fiseve.
Historia nisi kur Sokol Çapja u ekzekutua mbrëmjen e 26 dhjetorit të vitit 2005, kur ishte nën shoqërinë e dy vajzave, në lokal “Aquario”, pranë Universitetit të Elbasanit.
Tre persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në lokal dhe kanë qëlluar disa herë me pistoleta dhe me automatik “Skorpion” në drejtim të 33-vjeçarit. Më parë, ata i kanë kërkuar klientëve dhe kamerierëve që të shtrihen për tokë dhe më pas kanë nisur të qëllojnë në drejtim të biznesmenit.
Sokol Çapja u dërgua në spital dhe vdiq gjatë operacionit. Sipas mjekëve, ai kishte marrë disa plumba në trup, por vetëm njëri i kishte prekur mëlçinë dhe i shkaktoi vdekjen. Pas atentatit, vrasësit janë larguar me një automjet me targa të huaja. Policia e Elbasanit arriti të identifikojë autorët, të cilët u larguan në drejtime të paditura. Sipas policisë, autorë të atentatit ishin shtetasit Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Ardian Meta. Pas kësaj vrasjeje, në kohë të ndryshme, ndodhen një varg ngjarjesh misterioze. Oficeri i policisë rrugore, Fadil Mema, u plagos me armë në këmbë nga një atentat të ngritur nga dy persona, në afërsi të shtëpisë së tij.
Familja Çapja kishte akuzuar Memën si organizator të atentatit pas një konflikti që kishte pasur oficeri me Sokolin. Të dy familjet kishin lidhje të ngushta miqësore mes tyre. Pas plagosjes, policia ndaloi një nga nipat e Sokol Çapes dhe një person tjetër. Por Prokuroria nuk provoi se ai ishte i përfshirë në atentatin ndaj Fadil Memës. Pas pak kohësh u ekzekutua në lokalin autoshkollë të Fadil Memës kunati i tij, Ardian Ibrahimi. Policia nuk mundi të identifikojë dhe të kapë autorët. Një nga të akuzuarit, Ardian Meta, u kap nga policia, ndërsa tentoi të arratisej për në Greqi. Gjatë operacionit, ai u plagos në njërën këmbë. Pas kapjes së Ardian Metës, u vra në rrethana misterioze në Tiranë, Dritan Sheme. Autorët arritën të gjejnë vendndodhjen e tij nëpërmjet së dashurës. Policia shpalli në kërkim autorin tjetër Armando Hasanin. Sipas të dhënave të policisë, Armandoi Hasani ka qëndruar i fshehur me identitet të rremë në Tiranë.
Disa muaj më vonë ish-oficeri i Policisë së Shtetit Fadil Mema, 54 vjeç, u qëllua për vdekje me gjashtë plumba pistolete nga më shumë se dy persona. Mema kishte shërbyer për shumë vite si oficer policie në Elbasan dhe prej kohësh punonte si shpërndarës gazetash në Itali. Për vrasjen e tij, policia italiane nuk nxorri ndonjë version rreth pistave hetimore, por ai kishte lënë pas një histori të trazuar atentatesh, të lidhura me familjen Çapja në Elbasan. Dy familjet kishin pasur marrëdhënie shoqërore dhe miqësie, por më pas erdhi një seri vrasjesh, e cila dyshohet se nuk kurseu ish-efektivin 54-vjeçar, që mesa duket kishte emigruar në Itali, për t’iu shmangur ndonjë hakmarrjeje të mundshme.
Kohë më vonë u ekzekutua në shtëpinë e tij Gentian Beqiri që dyshohej se kishte bashkëpunuar për vrasjen e Sokol Çapjes në 2005. Atentatorët, Florenc Çapja dhe Arben Jace kishin shkuar në shtëpinë e viktimës, i cili ruhej nga dy efektivë të policisë, duke iu prezantuar atyre si kushërinjtë e Gentianit dhe me të shkelur brenda shtëpisë, Florenci kishte shtënë drejt e në kokë Gentian Beqirin ndërsa Jace kishte dhunuar të atin, i cili për shkak të traumës ndërroi jetë pak minuta më vonë.
Ndërsa sonte, listës së viktimave të historisë së hakmarrjes mes dy familjeve që terrorizojnë Elbasanin i janë shtuar Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, si dhe kanë mbetur të plagosur më shumë se 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe Florenc Çapja, i dyshuar dhe i akuzuar disa herë për vrasjen e autorëve që ekzekutuan xhaxhain e tij në 2005.
Ndërkohë, qyteti i Elbasanit është rrethuar nga të gjitha anët nga forca të shumta policie, të cilët bëjnë me dije se janë identifikuar edhe autorët e sulmit të sotëm në lokalin pranë “Elbasan Arenas”.

Related

Top Lajm 9005816610970461209

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item