HISTORIA/ Si torturoi shqiptari për orë të tëra, dhe më pas vrau dashnorin italian të gruas dhe vetë gruan

Prokuroria e Riminit ka këruar  burgim të përjetshëm për bukëpjekësin shqiptar që vrau gruan e tij dhe dashnorin e saj, Dritan Demiraj...


Prokuroria e Riminit ka këruar  burgim të përjetshëm për bukëpjekësin shqiptar që vrau gruan e tij dhe dashnorin e saj, Dritan Demiraj, 30 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2014, në Rimini, kur Demiraj vrau Lidia Nusdorfin, 30 vjeçe dhe Silvio Maninën, 30 vjeç.
Trupi i këtij të fundit u gjet në liqenin e Azzuros.
Nga ekspertiza rezultoi se ishte torturuar për orë të tëra para se të hidhej në ujë i pajetë.
Ai ishte mbytur me një tel energjie elektrike.
Demiraj kontaktoi me Silvio Maninën me anë të “Facebook”-ut, pasi dyshonte se ai shkonte me gruan e tij.
Manina ishte rrahur, zhveshur nudo dhe e kishin kërcënuar që të merrte telefonin dhe të thërriste Lidian.
“Do të bëj çfarëdo që doni ju vetëm më lini të gjallë”, ishte lutur ai.
Grushte, shqelma, dhunë fizike e psikologjike dhe në një moment i kanë thënë se do ia prisnin edhe lëkurën nëse nuk do t’u bindej kërkesave të tyre.
Pasi vrau italianin, Demiraj i dërgoi sms Lidias nga telefoni i Maninës, duke i thënë se e priste që të bënin seks.
Sapo ajo erdhi në vendin e takimit, ai e vrau edhe atë.
Ndërkohë, gjykata ka dërguar burgim të përjetshëm edhe për dajën e 30-vjeçarit, që ka ndihmuar në transportimin e kufomave.
Dritan Demiraj i ka pohuar trupit gjykues se “e kam dashur shumë Lidian, por më tradhtonte. Ajo më tradhtoi edhe me kushëririn tim në Shqipëri. Kam vepruar nga xhelozia. Më vjen keq për familjen Manina, po ai pagoi për veprimet e Lidias dhe për krenarinë time”.

Related

Top Lajm 1773847927774093161

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item